katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    9 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    9 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    9 months ago
    Postimet e fundit
    “WTF” – çfarë ndodhi në Anibar 2025?
    2 hours ago
    UP dhe Kolegji i Kirurgëve themelojnë Qendrën për Kërkime dhe Trajnime të Avancuara në Mjekësi
    3 hours ago
    Sunny Hill Festival – rishikimi i kufijve dhe ngritja e një kombi
    4 hours ago
    Ambasadorët deklarohen pas moskonstituimit të Kuvendit
    4 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    EC Ma Ndryshe prezanton gjetjet mbi biodiversitetin dhe ndikimin klimatik
    2 hours ago
    Rikthehet në funksion Starlink i Muskut
    2 hours ago
    ‘Sunny Hill Festival’ me pikë të shitjes së biletave në sheshin “Zahir Pajaziti”
    2 hours ago
    FSK mbështet Policinë e Kosovës
    3 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Del në ankand kitara e Jimmy Page të ”Led Zeppelin”
    2 hours ago
    Zëri që shëtit botën me “Messiah” takon në Kosovë këndimin e thellë
    9 hours ago
    Dua Lipa emocionon fansat me një video në shqip para nisjes së ‘Sunny Hill’
    10 hours ago
    Sa shumë pasuri la pas Ozzy Osbourne?
    1 day ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Takimi i parë me delen, reagimi i bebes bëhet viral
    4 days ago
    Niveli i ri i Inteligjencës Artificiale: ChatGPT vepron dhe vendos për ty
    4 days ago
    Samsung lanson Galaxy Z Flip7: Kamerë perfekte, AI i avancuar & dizajn i palosshëm
    2 weeks ago
    Apple përgatit iPhone 17 Pro Max me super bateri
    3 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Mos e bëni më këtë gabim! Pirja e kafes esëll mund të dëmtojë shëndetin tuaj…
    2 weeks ago
    Ushqimet që ndihmojnë trupin të përballojë vapën; 7 superfrutat dhe perime që duhet të keni patjetër në frigorifer
    2 weeks ago
    Vlerat e rralla të dardhave shqiptare – Zbulojini këtu!
    2 weeks ago
    Djathi më i shtrenjtë në botë shitet për 42,232 dollarë
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    10 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    ”Forbes” rekomandon Shqipërinë si ndër vendet më të mira për të dalë në pension në 2025
    3 hours ago
    Peruja zbulon një thesar antik, qyteti i ndërtuar para më shumë se 3.000 vitesh
    2 days ago
    Piramidat sekrete mbretërore të Skocisë tregojnë historinë e Balmoralit
    5 days ago
    Taroudant: Oazi i fshehur që ofron përvojën e vërtetë të Marokut
    1 week ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Trans Dinarica: Një rrugë e re biçikletash, 5,500 km që lidh 8 tetë shtete të Ballkanit
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Udhë

Trans Dinarica: Një rrugë e re biçikletash, 5,500 km që lidh 8 tetë shtete të Ballkanit

Last updated: 28/11/2024 10:49 AM
143 Shikime
Shpërndaje
FOTO: ALAMY

Përmes tetë shteteve të Ballkanit, shtegu i ri i biçikletës Trans Dinarica përshkon disa nga peizazhet më të bukura dhe më pak të vizituara të kontinentit.

Asfalti u zhduk ndërsa rruga ngjitej butësisht përmes livadheve. Dy qentë e vegjël vrapuan drejt meje
nga një kasolle druri e bariut malazez, duke tundur me gëzim bishtat, shkruan Joanna Chmara
për BBC.

Pata dëshirë të luaja me ta, por më priste një ngjitje e gjatë me zhavorr dhe doja të isha në anën tjetër
të malit Sinjajevina para se të binte stuhia. “Kthehuni në shtëpi!”, u thashë qenve, duke u shqetësuar se
mund të humbnin nëse më ndiqnin, por ata nuk më dëgjuan, me shpejtësi, duke lëvizur këmbët e tyre të vogla, ata më qëndruan pas, derisa arrita në kalim.

Mundesh me e lexu edhe…

Barcelona e gatshme ta rivalizojë Real Madridin për nënshkrimin e Konates

Bora e parë më kaploi në Tusinja, një fshat i vogël malazez me vetëm disa shtëpi dhe një kishë ortodokse në një kodër. Nuk kisha më forcë për të ngjitur një tjetër pjerrësi, kështu që zbrita nga biçikleta dhe fillova ta shtyja kur dëgjova një burrë që më thërriste dhe më valëviste nga kopshti i tij.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Kafe? Raki?, më pyeti, ndërsa mbështesja biçikletën time mbi një pemë molle dhe e ndjekja brenda për në shtëpinë e tij. Ai mbuloi tavolinën e kuzhinës me domate, bukë dhe djathë për mua dhe dy punëtorët e tij që ishin duke vënë pllaka në dhomën tjetër.

FOTO: JOANNA CHMARA

Përmes mjegullës së krijuar nga tymi i cigareve, mikpritësi im dhe ekipi i tij ballkanik më shikuan me kuriozitet, një pamje e rrallë në këtë fshat: një turiste.

Unë isha duke ngarë biçikletën nga Podgorica, Mali i Zi në Sarajevë, Bosnjë dhe Hercegovinë, në Trans Dinarica,një rrugë e re çiklizmi me distancë të gjatë që u lansua zyrtarisht në korrik 2024 dhe lidh tetë vende të Ballkanit. Ajo shtrihet 5,500 km nga Sllovenia në veri deri në Shqipëri në pjesën jugore, duke ngjitur, përkulur dhe lëvizur nëpër parqe kombëtare, monumente të UNESCO-s si dhe fshatra të largët, ndërsa kalon përmes Alpeve Dinarike, sheh një nga peizazhet më të paprekura dhe më pak të vizituara të Evropës.

foto: joanna chmara

Ky shteg është frymëzuar nga Via Dinarica, një shteg i njohur për ecje me distancë të gjatë prej 2,000 km që u hap për herë të parë në vitin 2010 me qëllimin e rikthimit të lidhjeve ndërmjet njerëzve përtej
kufijve të këtij rajoni që ka kaluar nëpër luftë dhe tërheqjes së më shumë turistëve në këndet më pak të njohura të Ballkanit. Ndërsa turma turistësh mbushin vendet bregdetare të Kroacisë dhe Malit të Zi, malet e thyer, lumenjtë e papërpunuar dhe kanionet e Ballkanit Perëndimor mbeten të
panjohura për shumicën e udhëtarëve.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

foto: alamy

Natyra e paprekur nuk është e vetmja tërheqje e Alpeve Dinarike. Më shumë se 30 vjet pas shpërbërjes
së Jugosllavisë në gjashtë shtete të veçanta – dhe një serie konflikti etnikisht të motivuar që ndodhi në
vitet 1990 – rajoni tani është një mozaik kulturash, me katolikë, muslimanë, serbë, kroatë, shqiptarë,
sllovenë dhe popuj të tjerë që tani jetojnë së bashku si fqinjë.

foto: joanna chmARA

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Shembuj të këtij multikulturalizmi ballkanik janë kudo në Trans Dinarica, si në Theth, një fshat i izoluar
në veri të Shqipërisë. Pas shekujsh sundimi osman, Shqipëria është tani një komb kryesisht mysliman,
megjithatë ky vendbanim i largët ka ruajtur identitetin e saj katolik. Ndërsa pedalova drejt kullës së
kishës së Thethit të rrethuar nga maja madhështore e Bjeshkëve të Nemuna, nuk mund të ndihesha
ndryshe veçse si po arrija në një fshat tipik alpin në Zvicër.

Përveç kësaj, rrënojat e lashta helenistike, manastiret ortodokse dhe qytetet osmane dëshmojnë
historinë e ndërlikuar të Ballkanit, ndërsa mrekullitë natyrore si Kanioni i Lumit Tara në Malin e Zi
[kanioni më i thellë në Evropë] dhe Liqeni i Ohrit [liqeni më i vjetër në Evropë] mund të gjenden
përgjatë rrugës.

“Unë isha gjenerata e fundit e fëmijëve që u rritën në Jugosllavi, duke mësuar serbo-kroatisht me
fotografinë e [presidentit jugosllav Josip Broz] Tito në murin e klasës,” tha Jan Klavora, CEO i agjencisë
sllovene të aventurave në natyrë Visit Good Place dhe një nga krijuesit e Trans Dinarica, për BBC-në.


“Shpresojë që Trans Dinarica mund të lidhë rajonin në një mënyrë të re,” tha ajo.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Derisa më parë, të bësh çiklizëm në distanca të gjata në Ballkan ishte mjaft e komplikuar, gjatë turit tim të parë me biçikletë nëpër Slloveni, Kroaci dhe Bosnjë në vitin 2018, gjetja e informacionit për rrugë panoramike dhe të sigurta ishte pothuajse e pamundur. Si rezultat, shumë çiklistë që takova gjatë udhëtimeve të mia qëndronin në rrugët bregdetare, duke humbur qetësinë dhe përvojat kulturore që mund të përjetoheshin duke udhëtuar ngadalë nëpër male.

Por, rruga Trans Dinarica e hap praktikisht për herë të parë një nga zonat më të largëta të Evropës për çiklistët.

“Prej një baze të dhënash që përmban 27,000 km rrugë dhe shtigje për çiklizëm, ne zgjodhëm 5,500 km më të mira dhe i venndosēm në hartë, duke shtuar pika interesi përgjatë rrugës,” thotë Klavora.

Megjithatë, qëllimi i Trans Dinarica nuk është vetëm të inkurajojë çiklistët të vizitojnë; krijuesit e saj
shpresojnë gjithashtu të ringjallin zonat e pabanuara ku banorët janë larguar në kërkim të mundësive
më të mira pune.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Ne besojmë se Trans Dinarica mund të ketë një efekt rigjenerues në këto rajone. Me zhvillimin e
turizmit dhe shërbimeve, njerëzit do të kenë mundësinë të qëndrojnë,” thotë Jana Apih, themeluesja
dhe eksperte e turizmit të qëndrueshëm të GoodPlace.

Klavora beson se projekte të tilla si Via Dinarica dhe Trans Dinarica e re mund të ndihmojnë Ballkanin të zhvillohet në mënyrë të qëndrueshme dhe të përmirësojë turizmin bazuar në komunitet.

“Ne, çiklistët, jemi të ngadalshëm dhe të uritur. Vizitojmë vende që të tjerët nuk i vizitojnë, jemi klientë të mirë,” tha ai.

“Falë [Trans Dinarica], njerëzit kuptojnë se turistët vijnë në Ballkan për shkak të kësaj natyre të
pacenuar. Ne duam të tregojmë se turizmi dhe investimet nuk duhet të shkatërrojnë veçantinë e
rajonit,” thotë Apih.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Duke kaluar me biçikletë nëpër Parkun Kombëtar Durmitor, i cili është i regjistruar si Trashëgimi
Botërore nga UNESCO, një nga vargjet malore më të egra dhe më pak të vizituara të Europës, e kuptova atë që ajo do të thoshte. Këto rrugë malore që mbështillen rivalizojnë kalimet më piktoreske në Alpet e Zvicrës, Francës apo Italisë, por pa asnjë nga turmat. Megjithatë, mund ta imagjinoja lehtësisht se si, me zhvillime të mëdha, resorte skish dhe hotele të mëdha, ky vend mund të humbte sensin e tij të veçantë të paqes.

FOTO: ALAMY

Pas disa ditëve shteruese në Malin e Zi, duke ngjitur disa nga kalimet më të larta të gjithë Trans
Dinaricës, më në fund kalova kufirin në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe ngadalësova. Në fshatin e vogël
Tusila, kalova dy net në një shtëpi malore të quajtur Dom Vrela. E njoftova Dinon, kujdestarin e strehës,
që isha vegetarian, dhe kur mbërrita ai më befasoi me një listë të shkruar me dorë të pjatave perimesh
që ishin të disponueshme për darkë versioni i tij i çorbës pa mish [një çorbë fasulesh] ishte ushqimi perfekt për një ditë shiu.

“Kemi shumë çiklistë këtu,” më tha ai, dhe disa orë më vonë, dy çifte nga Amerika hynë në strehë duke
kërkuar nëse mund të mbushnin biçikletat e tyre elektrike.

Pas këtij pushimi dy ditor, nisa fazën e fundit të aventurës sime, përmes sheshit të gjerë të Bjelašnicës
që ishte mbuluar me borën e parë të sezonit në shtator. Barinjtë kanë sjellë kafshët e tyre në këtë
kullotë të gjelbër dhe të hapur për shekuj me radhë. Reja e ulët mbulonte fshatrat e Umoljanit dhe
Lukomirit, me shtëpi prej guri dhe stećci [varre antike të gravuara] që prehnin në skajin e një shpate.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Pavarësisht motit të mjegullt dhe të papritur, Lukomiri ishte i mbushur me biseda të gëzuara. Çorapet e ngjyrosura, kapelat dhe sandalet e leshta që ishin varur mbi gardhe druri i jepnin ngjyrë peizazhit të
shndritshëm dhe të mjegullt. E ftuar nga buzëqeshja e ngrohtë e një gruaje të moshuar, u afrova për të blerë një palë çorape.

“I bëjmë gjithçka me dorë, 100% lesh,” tha ajo. “Ndjeni sa të trasha dhe të ngrohta janë!”

Këto çorape ishin shumë të dobishme gjatë uljes së fundit të gjatë të udhëtimit tim. Pashë kodrat ku
skifterët kishin garuar gjatë Lojërave Olimpike Dimërore 1984 në Sarajevë dhe një pyll të dendur me
pisha në shpatet e platonit të malit Igman. Panorama e qytetit u shpalos para syve të mi një mozaik
çatitë, xhami, kisha dhe kullat e larta; përfaqësimi perfekt i diversitetit të Ballkanit.

FOTO: JOANNA CHMARA

“Ne, biçiklistët, nuk na interesojnë kufijtë,” thotë Klavora.

“Nuk na intereson kush është boshnjak, kroat apo serb; nuk na intereson etnia apo feja. Ne thjesht duam të eksplorojmë.” /Katror.info

Përgatiti:

Shkurte Kafexholli
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Ndërtimi i një ure mbi hekurudhë, revolucioni i ri në inxhinieri apo…?
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Ushqimet që ndihmojnë trupin të përballojë vapën; 7 superfrutat dhe perime që duhet të keni patjetër në frigorifer
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Kujdes ChatGPT nuk është psikologu apo terapisti juaj! Ekspertët paralajmërojnë për rreziqet…
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Si t’i vlerësoni më shumë të mirat që keni!
TAGGED:BallkanbiçikletaMikpritja ShqiptareMultikulturalizmishtegutophome1trans dinarica

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Publikohet traileri i sezonit të dytë të Squid Game
Artikulli i ardhshëm Dua Lipa uron shqiptarët me vargjet e himnit kombëtar

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Udhë

”Forbes” rekomandon Shqipërinë si ndër vendet më të mira për të dalë në pension në 2025

4 Shikime
Udhë

Peruja zbulon një thesar antik, qyteti i ndërtuar para më shumë se 3.000 vitesh

23 Shikime
Udhë

Piramidat sekrete mbretërore të Skocisë tregojnë historinë e Balmoralit

19 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?