Aventura e fundit e MrBeast dhe miqve të tij, e cila i pa ata të mbijetonin në një trap në mes të oqeanit për një javë, u bë videoja më e shikuar në YouTube në ditën e saj të parë, duke përjashtuar videot muzikore, shkruan Katror.info.
Jimmy Donaldson, i njohur më mirë si MrBeast, ka kanalin e tij në YouTube me numrin më të madh të abonentëve. Aktualisht ka më shumë se 174 milionë dhe ngadalë po i afrohet kanalit muzikor të Indisë, T-Series, i cili aktualisht ka 246 milionë abonentë. MrBeast publikoi projektin e tij të ri këtë fundjavë, një nga një seri videosh aventureske në të cilat ai ekspozon veten dhe ekipin e tij ndaj sfidave të ndryshme.
Sfida e fundit konsistonte në mbijetesën në një trap në mes të Oqeanit. Ndryshe nga sfidat e mëparshme, si të mbijetuarit në Antarktik, në burg dhe vende të ngjashme, ku u duhej ta duronin maksimum 50 orë, këtë herë vendosën për një aventurë që zgjat shtatë ditë. Prandaj, kjo ishte edhe sfida më e vështirë që ata kishin imagjinuar dhe regjistruar.
New video broke the world record for most views in 24 hours on a non music video! I’m living the life I would dream of every night when I was 13.. I love all of you and thank you so much for watching our videos!!! I’ll never take you all for granted 🥺❤️ pic.twitter.com/mXZTipLjHa
— MrBeast (@MrBeast) August 6, 2023
Videoja, e cila ndjek luftën e tyre me motin, furnizimin me ushqim dhe ujë, si dhe probleme të tjera të jetës në trap, u bë një hit në mbarë botën menjëherë pas publikimit. Në vetëm 24 orë pas publikimit, videoja u shikua më shumë se 46 milionë herë. Kjo theu rekordin e YouTube për videon e re më të shikuar, pa përfshirë videot muzikore. MrBeast u mburr me rekordin e ri në X (rrjeti social i njohur më parë si Twitter).
Duke gjykuar nga aventurat e tjera dhe suksesi i MrBeast në YouTube, nuk do të ishte çudi që videoja më e re e tij të tejkalojë shumë shpejt 100 ose 200 milionë shikime.
MrBeast fitoi rreth 54 milionë dollarë në vitin 2021, e ndoshta vitin e kaluar ka fituar dyfish më tepër. Përveç sfidave në YouTube dhe aksioneve të ndryshme në të cilat shpërndan para dhe çmime, ai prodhon edhe çokollata, ka hapur një zinxhir të ushqimit të shpejtë. Forbes vlerëson pasurinë e tij në 110 milionë dollarë. /Katror.info