Çmimi Nobel në Ekonomi iu dha amerikanëve Daron Acemoglu, Simon Johnson dhe James A. Robinson, për studime se si formohen institucionet dhe ndikojnë në prosperitet.
Çmimi i Bankës Suedeze për Shkenca Ekonomike në Kujtim të Alfred Nobelit është një çmim që jepet çdo vit për kontribute të jashtëzakonshme intelektuale në fushën e ekonomisë.
Kush janë fituesit
Daron Acemoglu , i lindur më 1967 në Stamboll, Turqi. PhD 1992 nga London School of Economics and Political Science, MB. Profesor në Institutin e Teknologjisë në Masaçusets, Kembrixh, SHBA.
Simon Johnson , i lindur në vitin 1963 në Sheffield, MB. PhD 1989 nga Massachusetts Institute of Technology, Cambridge, USA. Profesor në Institutin e Teknologjisë në Masaçusets, Kembrixh, SHBA.
James A. Robinson , i lindur më 1960. PhD 1993 nga Yale University, New Haven, CT, SHBA. Profesor në Universitetin e Çikagos, IL, ShBA./Katror.info