Ka filluar kalendari i Javës Kulturore në Portugali.
Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku dhe Ministrja e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ishin pjesë e aktiviteteve hapëse të Javës Kulturore të Kosovës.
Sipas njoftimit, 11 vepra të reja iu shtuan ekspozitës së ambasadës teksa këndi i bibliotekës u hap dhe u mbush me tituj kosovarë.
Në kuadër të Javës Kulturore edhe Filharmonia e Kosovës do të mbajë dy koncerte në Portugali.
Njëri nga koncertet do të mbahet sot, më 20 mars
Ndërsa, tjetri më 22 mars në qytetin Bragas./Katror.info