katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    8 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    8 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    8 months ago
    Postimet e fundit
    Akreditimi – pasaportë për eksport
    3 hours ago
    Nesër hapet panairi i përgjithshëm “Prishtina 2025”
    3 hours ago
    Pse po kërkohet rikthimi i Ministrisë së Mirëqenies Sociale?
    4 hours ago
    Aktori Tom Cruise hyn në librin e Guinness
    4 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Rikthehet gjallëria në Bibliotekën “Hivzi Sulejmani” në Ulpianë
    28 minutes ago
    Kosova përfaqësohet në Expo Osaka 2025 në Japoni
    2 hours ago
    Nis rinovimi i banesave sociale me energji më efikase në Prizren
    3 hours ago
    Festivali Ndërkombëtar i Karnavaleve çeli sezonin turistik në Korçë
    3 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë
    1 day ago
    Ermonela Jaho performon nesër në Prishtinë
    2 days ago
    Osmani nderon artistin Musa Piperku në koncertin “Kanga jonë 2025”
    2 days ago
    Pas kritikave të Musk, Trumpi prish miqësinë me të
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    CEO i “Anthropic” flet për vendet e punës që do të transformohen nga AI
    4 days ago
    Oclean X Ultra S: Furça e parë elektrike që flet me ju
    4 days ago
    Mediet britanike kritikojnë planet e AI për përmbajtje të mbrojtur
    4 days ago
    TikTok lançon platformën “TikTok për Artistët” për të mbështetur krijuesit muzikorë
    5 days ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    4 days ago
    Si të përgatisni në shtëpi lëngjet më të mira për pastrimin e trupit
    5 days ago
    Varësia ndaj sheqerit, çfarë është dhe si mund ta kontrolloni
    5 days ago
    Si të zgjidhni domatet më të mira dhe t’i ruani për më gjatë
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    8 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Mendoni se e njihni Korenë e Jugut?! Ja 3 gjëra që duhet të dini para se ta vizitoni këtë vend…
    5 days ago
    DailyMail: Ksamili si “Maldivet e Evropës”
    6 days ago
    “Lonely Planet”: Si të kaloni ditë të paharrueshme në Alpet Shqiptare
    7 days ago
    UNESCO rekomandon që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës, në shtator pritet miratimi
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Ukë Smajli – Konsulent i lartë, ekonomist e boksier i suksesshëm në Zvicër
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Ukë Smajli – Konsulent i lartë, ekonomist e boksier i suksesshëm në Zvicër

Last updated: 06/01/2023 12:17 AM
308 Shikime
Shpërndaje
Foto: Albinfo
Foto: Albinfo

Pa ditur asnjë fjalë gjermanisht dhe me një histori arratisjeje në bagazhin e tij jetësor, kampioni i tetëfishtë zviceran i sotëm në boks ka filluar shkollën në Cyrih në fillim të mijëvjeçarit. Në moshën 5-vjeçare ai ishte një nga pothuajse 50,000 refugjatët që emigruan në Zvicër gjatë krizës ballkanike të viteve 1996-2000.

Ukë Smajli tani ka një diplomë master në ekonomi nga Universiteti i Cyrihut dhe punon si konsulent i lartë për kompaninë globale EY (Ernst & Young).

Foto: Albinfo

Duke e intervistuar për albinfo.ch, ne shohim tek ai një karrierë integruese në ngritje dhe duam të mësojmë nga ai se si mund të arrihet suksesi në shkollë, pavarësisht rrethanave të pafavorshme dhe çfarë lidhje ka receta e suksesit e Smajlit me atë të vëllezërve Klitschko.

Mundesh me e lexu edhe…

Kosova përfaqësohet në Expo Osaka 2025 në Japoni

“Unë punoj në Ernst & Young si Konsulent i Lartë, ekipi im dhe unë këshillojmë kompanitë në sektorin financiar për çështje strategjike që lidhen me transformimin. Para kësaj, kam punuar në menaxhimin e aseteve, ndërkohë që kam kryer masterin tim në ekonomi në Universitetin e Cyrihut”, tha Uka.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Për të shkuar në gjimnaz kisha vendosur në kohën që po zgjidhja një profesion (praktikë), pas kryerjes së ciklit të lartë të fillores. Si adoleshent, koha kur duhej zgjedhur profesionin ishte thelbësisht e pakënaqshme  për mua, sepse nuk doja të vendosja që atëherë se çfarë do të bëja më vonë. Kjo më motivoi të vazhdoja shkollën, në mënyrë që të mund të studioja në universitet nëpërmjet shkollës kantonale (gjimnazit). Me një arsim të lartë (terciar) shpresoja të siguroja një arsimim  më të gjerë profesional dhe një punë të sigurt. Por unë doja parimisht edhe një diplomë universitare për të ngjitur shkallët shoqërore”, shtoi Ukë Smajli.

Foto: Albinfo

“Megjithatë unë e konsideroj shumë më të rëndësishme pyetjen se përse arrita të vazhdoj në këtë rrugë sesa pyetjen përse e nisa. Nga njëra anë kam arritur nota shumë të mira shkollore me zell të hekurt, nga ana tjetër kureshtja ime për më shumë njohuri ishte pothuajse e pangopshme. Këtë të fundit do ta cilësoja si shtytësin kryesor të suksesit tim në shkollë.”

Magjepsja për boksin më pushtoi gjatë një mbrëmjeje të zakonshme televizive, ku pashë një nga vëllezërit Klitschtko duke luftuar në ringun e boksit. Hera e parë që u ngjita vetë në ringun e boksit ishte në vitin 2011, gjatë vitit tim të fundit në Kantonsschule Zürich Birch (sot KZN). I shtyrë nga kurioziteti, doja që me çdo kusht të zbuloja se si është të jesh i fortë. Doja të provoja diçka të re me boksin dhe në atë kohë nuk e imagjinoja që pas 140 ndeshjeve do të isha 8 herë kampion i Zvicrës. Arritjet e mia sportive më mbushin me krenari, sepse më mundësuan të përfaqësoj Zvicrën ndërkombëtarisht në ringun e boksit, si në Kampionatin Evropian dhe më vonë edhe në Botëror, në peshën time. Me statusin e refugjatit mu mohua boksi në nivel ndërkombëtar për një kohë të gjatë, vetëm pas natyralizimit tim në vitin 2013 mu bë e mundur që të luftoja jashtë vendit.

Foto: Albinfo

Albinfo.ch: Vetëm në moshën 19-vjeçare u bëtë qytetar me të drejta të plota në Zvicër? A do të thotë kjo gjithashtu se ju është dashur t’i kaloni pushimet verore ekskluzivisht në Zvicër dhe jo në atdheun tuaj të parë?

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ukë Smajli: Po, ashtu është. Pushimet verore për mua si adoleshent ishin relativisht të vështira dhe zhgënjyese. Sepse në lagjen ku jam rritur ka pasur vetëm nga një zviceran në çdo klasë. Është e lehtë të imagjinohet se sa e shkretë dukej lagjja në verë. Por nga ana tjetër, unë dhe vëllai im mësuam se si të argëtohemi me orë të tëra me një frisbee. Në atë kohë nuk doja asgjë më shumë sesa të vizitoja të afërmit e mi “poshtë” në Ballkan si bashkëmoshatarët e mi dhe të kaloja verën me ta. Por suksesi shkollor dhe performanca e lartë në sport nuk u mjaftuan autoriteteve. Në letër unë isha ende vetëm një “azilkërkues i pranuar përkohësisht”. Kjo temë më ka preokupuar për një kohë të gjatë dhe ka ndikuar shumë negativisht në perceptimin tim për Zvicrën në atë kohë. Sot mund t’i kuptoj më mirë këto procese politike, por si mund t’i shpjegoni një adoleshenti që nuk lejohet të bëjë pushime me të drejta të barabarta?

Albinfo.ch: Le të ndalojmë pak te termi zviceran-kosovar. Si e përkufizoni ju aktualisht këtë term?

Ukë Smajli: Më shqetëson ky term për një sërë arsyesh. Etnikisht kam prejardhje shqiptare dhe jam shtetas zviceran. Këto nuk janë cilësi të papajtueshme në kohën tonë, ka edhe shtetas zviceranë, prindërit e të cilëve janë me prejardhje si shqiptare, ashtu edhe zvicerane. Së dyti, kjo shprehje krijon një distancë midis kulturave. Cili person që i pëlqen të jetë pjesë e shoqërisë do të donte të perceptohej si diçka e huaj vazhdimisht dhe të etiketohej në përputhje me rrethanat?

Por unë gjithashtu e kuptoj se është në natyrën e njeriut të bëjë dallime midis grupeve të ndryshme të shoqërisë. Përpjekjet e furishme nga anë të ndryshme të shoqërisë, për përfshirje, (inkluzion) e bëjnë të qartë këtë. Ndihem sikur i përkas të dy vendeve, por ajo që mund të them me siguri është se Cyrihu është shtëpia ime. Për mua, e vetmja masë që ka rëndësi për integrimin social është performanca personale. Jepni kontributin tuaj në shoqëri dhe shoqëria bëhet pjesë e juaja. Pra, duhet ta fitoni dhe të besoni se perceptimi skeptik ndaj nesh do të zhduket dalëngadalë. Perceptimi aktual publik për diasporën shqipfolëse në Zvicër ka bërë përparim të jashtëzakonshëm. Qoftë në fusha të ndryshme profesionale, në sport apo në muzikë, ne jemi të përfaqësuar në të gjithë Zvicrën si qytetarë pozitivë të kësaj shoqërie. Kjo është gjithmonë çështje qëndrimi dhe motivimi. Por për “kosovarët zviceranë” të së nesërmes ka çdo arsye për të qenë të sigurt për të ardhmen.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Albinfo.ch: Çfarë këshille do t’u jepnit nxënësve me prejardhje refugjatësh sot për karrierën e tyre të ardhshme shkollore?

Ukë Smajli: Unë do t’u thosha që të lexojnë patjetër libra. Zotërimi i gjuhës jo vetëm që u mundëson atyre të komunikojnë më mirë nevojat e tyre, por krijon më shumë afërsi me personin tjetër dhe më vonë përcjell profesionalizëm.

Pika e dytë është mjedisi. Është e domosdoshme që fëmijët e familjeve të pafavorizuara nga ana arsimore ta kompensojnë këtë nëpërmjet kontaktit me fëmijët e klasave të tjera shoqërore.

Këshilla ime e tretë është: Qëndroni të uritur për dije! Fëmijët që (ende) nuk flasin gjermanisht kanë një mungesë njohurish në krahasim me bashkëkohësit e tjerë dhe thjesht duhet të investojnë më shumë kohë në shkollë për të arritur në të njëjtin nivel njohurish si shokët e tyre të shkollës./Katror.info

Marrë nga Albinfo. Intervistoi: Driton Gjukaj.

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Rriten shtesat për lehona
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Kosova mikpritëse e mijëra trupave ushtarake për “Defender 2025”
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Rama pret liderët evropianë në Tiranë nën tingujt e këngës “Zjerm”
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    FPPK dhe KPP Priping nënshkruajnë marrëveshje për Prishtina Open 2025
TAGGED:boksiekonomist ne zvicerintergimipeopletop1tophome2uke smajli

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Dua Lipa me stil të thjeshtë rrugëve të Nju Jorkut
Artikulli i ardhshëm Smoothie proteinik me fruta mali; hem natyral, hem efektiv, hem i shijshëm
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

Rikthehet gjallëria në Bibliotekën “Hivzi Sulejmani” në Ulpianë

13 Shikime
Lajme të mira

Kosova përfaqësohet në Expo Osaka 2025 në Japoni

6 Shikime
Lajme të mira

Nis rinovimi i banesave sociale me energji më efikase në Prizren

9 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?