nstituti i Psikologjisë në Universitetin e Prishtinës po merr pjesë në edicionin e sivjetmë të Sunny Hill Festival me një iniciativë të veçantë për kujdesin ndaj shëndetit mendor: “MindCheck Corner”, shkruan Katror.info.
Në bashkëpunim me ekipin Mbeshtetu dhe studentët e psikologjisë nga UP, “MindCheck Corner” ofron mbështetje psikoedukative për të gjithë pjesëmarrësit e festivalit—strategji të thjeshta, mjete praktike dhe biseda të hapura që ndihmojnë në përballimin e emocioneve dhe mirëqenien mendore gjatë ditëve intensive të festivalit.
Kjo hapësirë nuk ofron terapi klinike, por është një vend i sigurt për të folur, për t’u dëgjuar dhe për të mësuar më shumë rreth mendjes dhe ndjenjave tona.
“Sepse mendja jote ka rëndësi. Le ta kujdesim së bashku”, është mesazhi kyç që përçon ky aktivitet i veçantë, duke sjellë dimensionin e kujdesit emocional në një nga ngjarjet më të mëdha kulturore në vend.
Vizitoni “MindCheck Corner” gjatë festivalit dhe bëni një pauzë për veten./Katror.info