Alpinistja e mirënjohur e Kosovës, Uta Ibrahimi, tashmë e pa ndalur, po vazhdon rrugën drejt Himalajave për të afruar edhe më shumë realizimin e projektit të ngjitjes së 14 majave më të larta në botë.
“Ajo tashmë ka filluar ngjitjen për majën Manaslu 8166 metra, majë kjo e cila ngjitet për herë të dytë nga Uta.
Uta me zemrën plotë po bartë me vete flamurin e Kosoves dhe flamurin kombëtar, që zërin e kombit ta perçoj më tej dhe Kosova të promovohet në menyrë të denjë”, thuhet në llogarinë në rrjetin social Utalaya.
Ajo ka bërë gjithashtu fotografi interesante me Flamurin e Shoqatës Bjeshkatare Alpiniste Prishtina.
“Përqafime nga Manasulu. Po nisem drejt Majës, e bëra këtë foto me flamurin e Shoqatës”, ka shkruar Uta në profilin e saj në Facebook./Katror.info