Vajza nga Kamenica, Bajramshahe Shkodra studimet e saj i filloi fillimisht në Universitetin e Prishtinë për Kimi Analitike dhe Mjedisore, për ta vazhduar me studimet në Inxhinieri Ushqimore dhe Bioteknologji në “Free University of Bozen-Bolzanos”, në Itali.
Sot njëri nga punimet shkencore të doktoraturës së zonjës Shkodra është publikuar në revistën ndërkombëtare shkencore MDPI Biosensors, si autore e parë me titull:”Flexible and Printed Electrochemical Immunosensor Coated with Oxygen Plasma Treated SWCNTs for Histamine Detection”.
Gjithashtu Bajramshahe Shkodra është e angazhuar si Asistente Kërkimore në Free University of Bozen-Bolzano, në Itali.
Së fundmi ajo i është bashkuar edhe shoqatës ndërkombëtare “Institute of Electrical and Electronics Engineers (IEEE)” duke kontribuuar në fushën e Kimisë.
“Jam shumë e apasionuar pas shkencës, dhe kjo ka filluar që në fëmijërinë time, ku frymëzimi im më i madh është babai im. Ai është kimist dhe më kujtohet se sa i kam shijuar ato bisedat tona të vogla në fëmijëri rreth shkencës”, thotë Bajramshahe Shkodra, Post-Dokotorante në unibz.
Instituti i Inxhinierëve Elektrikë dhe Elektronikë (IEEE) është një shoqatë profesionale 501(c)(3) për inxhinierinë elektronike dhe inxhinierinë elektrike (dhe disiplinat përkatëse) me zyrën e saj të korporatës në qytetin e Nju Jorkut dhe qendrën e saj të operacioneve në Piscataway. New Jersey.
Misioni i IEEE është avancimi i teknologjisë për të mirën e njerëzimit. IEEE u formua nga bashkimi i Institutit Amerikan të Inxhinierëve Elektrikë dhe Institutit të Inxhinierëve të Radios në 1963./Katror.info