Sipas kompanisë analitike Canalys, dërgesa e PC-ve do të ketë një rigjallërim gjatë vitit të ardhshëm dhe do të ndikohet më së shumti nga vala “AI PC” që do të nisë që në janar 2024 dhe nuk do të ndalet deri në fund të vitit.
Industria e kompjuterave lulëzoi gjatë pandemisë së koronavirusit, kur sistemet e PC-ve të para-ndërtuara shiteshin pa probleme, por kur situata shëndetësore në botë u qetësua, dërgesat e PC-ve ranë gjatë viteve 2022 dhe 2023.
Aktualisht, i gjithë tregu i PC-ve nuk është në formën më të mirë, por pajisjet PC me AI pritet të përmirësojnë shitjet e PC me 8% gjatë vitit të ardhshëm, në një total prej 267 milionë pajisjesh.
“Ndikimi i inteligjencës artificiale në industrinë e PC-ve do të jetë i rëndësishëm dhe furnizuesit kryesorë të pjesëve, prodhuesit e procesorëve dhe sistemeve operative do të fokusohen në ofrimin e modeleve të reja të inteligjencës artificiale në vitin 2024. Këto iniciativa do të rrisin kërkesën për pajisje kompjuterike të përditësueshme, veçanërisht në segmentin e biznesit”, thanë Canalys.
Pritet që pjesa totale e dërgesave të pajisjeve PC me aftësi AI të jetë rreth 19% gjatë vitit 2024. Kjo përfshin si Mac-et e serisë M, ashtu edhe produkte të reja nga ekosistemi Windows./Katror.info