katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Basha kërkon seancë për buxhetet, PDK për qeveri të re
    10 hours ago
    Përfundon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
    12 hours ago
    MKRS: Me dinamikë po zhvillohen punimet në Galerinë Kombëtare të Kosovës
    12 hours ago
    SHBA-ja me ligj synon të mos mbështesë ndryshimin e kufijve në Ballkan
    13 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Arbitrazhi Ndërkombëtar në Gjenevë jep vendim përfundimtar në favor të KEK-ut
    13 hours ago
    FBK dhe FIBA hartojnë strategjinë e re 2026–2030 për basketbollin në Kosovë
    15 hours ago
    Epoka e artë e xhudistëve të Kosovës që nisi nga Kampionati Evropian U23
    15 hours ago
    Fermerët e Vushtrrisë të kënaqur: Patatja vendore e kërkuar dhe me çmim të mirë
    16 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Asnjë këngë rap në Top 40 për herë të parë pas 35 vitesh
    14 hours ago
    Festivali i Këngës në RTK rikthehet më 6, 7 dhe 8 nëntor
    2 days ago
    Suedia, superfuqia e fshehtë në botën muzikore
    2 days ago
    Dua Lipa kryeson listën e personave më të pasur nën 30-vjeç në Mbretëri të Bashkuar
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    OpenAI gati të hapë epokën e re të muzikës inteligjente
    4 days ago
    SHBA-ja dhe Kina arrijnë “marrëveshjen finale” për shitjen e TikTok-ut
    4 days ago
    OpenAI sfidon Google me shfletuesin intelegjent “Atlas”
    1 week ago
    TikTok heq më shumë se 189 milionë video nga platforma
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Erëzat si antioksidantë natyralë
    3 days ago
    7 superushqime vjeshtore që ndihmojnë trupin dhe mendjen të përballojnë ndryshimin e stinëve
    1 week ago
    Mielli i arrave, përbërësi sekret për ëmbëlsira aromatike
    1 week ago
    Shijet e vjeshtës: Perimet më të mira të muajit tetor
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    110 mijë vizitorë në Apoloni
    14 hours ago
    Coober Pedy – qyteti australian ku jeta zhvillohet nën tokë
    16 hours ago
    TTW: Zbuloni lumin Vjosa, destinacionin e ri të Trashëgimisë Botërore
    17 hours ago
    Pamukkale: “Kështjella prej pambuku” me pishina termale
    2 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Valentina Troka, ‘Këpuca e Artë’ e Shqipërisë që po thyen paragjykimet në sportin e futbollit
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Valentina Troka, ‘Këpuca e Artë’ e Shqipërisë që po thyen paragjykimet në sportin e futbollit

Last updated: 06/07/2023 10:39 AM
249 Shikime
Shpërndaje
Foto: Panorama Sport
Foto: Panorama Sport

Është vetëm 20 vjeçe, por me shumë punë dhe sakrificë ia ka dalë të shpallet ‘Këpuca e Artë’ për edicionin 2022-2023 në futbollin e vajzave. Valentina Troka e nisi futbollin ashtu sikurse shumica e futbollistëve të mëdhenj, në lagjet e qytetit të saj, duke ëndërruar që një ditë të bëhet profesioniste në këtë lojë. Nuk është mërzitur kur nuk ka luajtur që nga minuta e parë, por ka besuar se durimi duhet ta shoqërojë gjithnjë njeriun dhe se do të vinte edhe dita e saj.

Tashmë është një futbolliste dhe sulmuese e afirmuar e Apolonisë dhe pjesë e ekipit Kombëtar A. Valentina Troka nuk fsheh asgjë në intervistën për rubrikën ‘Talenti Shqiptar’ për fshf.org. Nga hapat e parë në futboll, tek idhulli ‘Ibrahimoviç’, suksesi ‘Këpuca e Artë’, mbështetja e familjes, Apolonia dhe hera e parë te Shqipëria dhe golat në radhët e ekipit kombëtar– Valentina rrëfen gjithçka. Është falënderuese për besimin që i kanë dhënë dhe premton shumë për të ardhmen në futbollin shqiptar. Në fund, me gërma të mëdha, sulmuesja kuqezi jep edhe një mesazh për vajzat e futbollit dhe ato që duan të luajnë futboll.

Foto: Panorama Sport
Foto: Panorama Sport

Se çfarë e shtyu Trokën të merret me futboll dhe nga sa vjeçe filloi të luante këtë sport, ajo thotë se gjithçka filloi nga lagjja ku u rrit.

Mundesh me e lexu edhe…

“Që kur isha fare e vogël kisha shumë dëshirë të luaja futboll. Madje, mbaj mend që gjatë pushimeve verore nuk ndalesha duke luajtur futboll në lagje, por edhe kur shkoja në plazh. Doja të stërvitesha sa më shumë sepse kisha shumë dëshirë që kur të rritesha të luaja me një klub futbolli për vajza dhe kam qenë 16 vjeçe kur jam bërë pjesë e ekipit të Apolonisë së Fierit”, shtoi Troka

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ndërsa nuk heziton kurrë ta përmend ekipin Apolonia, aty ku nisi e gjithë ëndrra.

“Siç e përmenda edhe më sipër, Apolonia është ekipi ku nisi ëndrra ime e bukur. Kam luajtur për rreth një vit në këtë skuadër. Nuk mund të them që kam qenë gjithmonë titullare, hyja shpesh në lojë si zëvendësuese, por kjo më ka rritur më shumë si lojtare. Më pas kalova në ekipin e Tirana AS, ku kam luajtur për rreth një vit dhe u riktheva sërish tek ekipi i Apolonisë, ku jam edhe sot e kësaj dite. Është krenari e madhe të luaj për këtë ekip”, thotë Troka

E ballafaquar me shumë paragjykime, sepse në përgjithësi sporti i futbollit nuk shihet si sport i vajzave ajo thotë se me mbështetjen e famijes ia ka dalur gjithnjë.

“Në fillim ka qenë shumë e vështirë. Nuk mund të them që nuk është e njëjta gjë tani, por duket se gjërat kanë ndryshuar për mirë. E megjithatë, shprehja ‘Futbolli është vetëm për djem’ vijon të nënvizohet ende në shumë zona të Shqipërisë. Por unë, dua të falënderoj familjen që ka qenë mbështetja më e madhe e imja. Ata më kanë ndjekur kudo, më kanë dhënë shtysë, kanë besuar tek unë në çdo moment se mund të bëhesha një ditë një futbolliste e mirë. U kam premtuar se do ua rikthej të gjithë këtë besim që më kanë dhënë përgjatë gjithë këtyre viteve”, tregoi ajo.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ndërsa si idhull e cilëzon Zlatan Ibrahimovic.

“Po, idhulli im është futbollisti suedez, Zlatan Ibrahimoviç. Ai është një shembull i punës dhe sakrificës për çdo lojtar në të gjithë botën”, thotë Troka.

Troka me punën e saj ia doli ta fitonte edhe titullin ‘Këpuca e Artë’ për edicionin futbollistik 2022-2023.

“Jam shumë e lumtur sigurisht. Është arritja ime e parë madhore në futboll dhe ia dedikoj pa diskutim familjes sime, por sigurisht edhe të gjitha shoqeve të mia të ekipit. Pa to nuk do ia kisha dalë të fitoja këtë titull të veçantë. Kanë qenë mbështetja ime në çdo ndeshje dhe çdo gol që kam shënuar”.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ajo thotë se futbolli ia ka ndryshuar jetën për të mirë.

–Sigurisht që ka ndikuar. E para, është e vështirë ta mendoj jetën time pa futbollin. Është një nga pjesët më të bukura të jetës sime, nuk e përshkruaj dot me fjalë se çfarë emocionesh kam kur zbres në fushë të luaj. Të luaj futboll ka ndikuar për mirë në jetën time, sidomos në aspektin shoqëror. Numëroj më shumë shokë e shoqe, të cilët nuk më shohin si ‘Troka futbollistja’, por si shoqe. Dhe jam shumë e lumtur për këtë gjë.

Ndërsa bën thirrje që vajzat në futboll të mbështeten maksimalisht nga institucionet përkatëse.

“Prej disa vitesh e ndjejmë që mbështetja për futbollin e vajzave është rritur, qoftë në aspektin financiar, por edhe në bazë materiale, në klubet tona respektive, apo edhe në ekipin kombëtar. Uroj që të vazhdojë kështu, të rritet edhe më shumë mbështetja për futbollin e vajzave dhe të kemi sa më shumë futbolliste në Shqipëri, si ‘rivale’ dhe si shoqe në radhët e ekipit kombëtar”, shtoi ajo.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Gjithashtu ajo ndihet krenare që përfaqëson ngjyrat kuq e zi.

“Ekipi kombëtar është një ëndërr për çdo futbollist/e. Unë tashmë e kam bërë realitet këtë ëndërr. Sa herë vesh fanellën kuqezi, emocionet janë të papërshkrueshme. Fanella më motivon të punoj më shumë dhe të ëndërroj që një ditë të kualifikohemi edhe me ekipin tonë të vajzave në Europian”, thotë Troka.

Ajo, për fund ua dha edhe një mesazh vajzave që u thuhet se futbolli është vetëm për djem

“FUTBOLLI NUK ËSHTË MË VETËM PËR DJEM! Dua ta shkruaj me të madhe. Ky është mesazhi im për to. Besoni te vetja, vendosni qëllime dhe jam e sigurt që do të bëni shumë mirë. Luani futboll, përmirësoni jetën tuaj, shoqërohuni me njerëz të rinj”, përfundoi Troka./Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    FBK: Punëtoria për hartimin e Planit të ri Strategjik 2026-2030, hap i madh për basketbollin e Kosovës
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    IBCM, i vetmi nga Kosova, që i bashkohet Aleancave Universitare Evropiane
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Spahiu: Do të vazhdoj me promovu gjuhën e butë, me punu për me qenë Kosova e para
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Kuvendi nuk arrin ta votojë qeverinë e re të Kosovës
TAGGED:FutbolliKepuca e artekombetarja e shqiperise per femralajme të mirasporti i futbollittop4TophomeValentina Trokawomen in sports

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Foto: CBS News Threads, rivali i Twitter-it, 10 milionë abonentë pas vetëm shtatë orësh
Artikulli i ardhshëm Foto: Pine Albania Kalaja e Rozafës, rritet numri i vizitorëve në 2023

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

Arbitrazhi Ndërkombëtar në Gjenevë jep vendim përfundimtar në favor të KEK-ut

15 Shikime
Lajme të mira

FBK dhe FIBA hartojnë strategjinë e re 2026–2030 për basketbollin në Kosovë

13 Shikime
Lajme të mira

Epoka e artë e xhudistëve të Kosovës që nisi nga Kampionati Evropian U23

16 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?