Regjisori i filmit dhe fitues i disa çmimeve të rëndësishme ndërkombëtare, anëtar i Akademisë Evropiane të Film Valmir Tertini po merr pjesë në sheshxhirimet e filmit “Winter Palace” nga ku ka parajmëruar edhe lansimin e një projekti madhor të tij.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ai, përmes një postimi në Facebook:
“Nje eksperiencë e jashtëzakonshme të jesh pjesë e xhirimeve te serisë “Winter Palace” nga regjisori Pierre Monnard prodhim i RTS & Netflix. Caux Palace ne qytetin e Montreux eshte shnderruar i teri ne nje atmosfere ku cdo gje duket sikur viti 1899, ashtu si historia e bukur e kesaj serie. Ne prag te nje projekti te madh timin, kjo eksperience ne kete kohe me qartësoi dhe frymëzoi…”
Valmir Tertini ka qenë anëtar jurie në disa festivale ndërkombëtare të filmit. Është diplomuar në Arte Mediale në Prishtinë, ka vazhduar studimet master për Regji Filmi dhe TV në Akademinë e Arteve në Tiranë.
Ai është shkrimtar dhe botues i shumë kritikëve të filmit në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni. Projektet e tij kanë qenë pjesë e qindra festivaleve në mbarë botën. Ai është fitues i më shumë se 30 çmimeve ndërkombëtare. Tertini është i përkushtuar për motivimin dhe trajnimin e artistëve të rinj për të ndjekur fushën e filmit. Ai është pedagog dhe Drejtor i Klubit të Medias në Shkollën Ndërkombëtare “World Academy of Tirana”./Katror.info