Një studim nga MIT Media Lab dhe OpenAI ka zbuluar pasojat shqetësuese të përdorimit të tepruar të inteligjencës artificiale.
Gjatë një hulumtimi katër javor me 1000 pjesëmarrës, studiuesit konstatuan se ata që mbështeten shpesh te ChatGPT për ide dhe zgjidhje problemesh mund të zhvillojnë varësi emocionale.
Përdoruesit e shpeshtë e shohin chatbot-in si një mik, besojnë tek ai dhe ndihen të kuptuar emocionalisht, duke rritur rrezikun e një “varësie” me ndikim negativ në mirëqenien e tyre.
Studiuesit sugjerojnë se kjo mund të çojë në “varësi kognitive”, ku përdoruesit humbasin pavarësinë në marrjen e vendimeve.
Ndërkohë, balancimi i krijimtarisë njerëzore me AI mbetet sfida kryesore, duke shmangur si mungesën, ashtu edhe mbështetjen e tepruar tek teknologjia./Katror.info