Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë të ditur se po vazhdojnë me intensitet punimet në stadiumin olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë.
Ky projekt madhor sportiv pritet të plotësojë të gjitha standardet e UEFA-s dhe FIFA-s, duke krijuar kushte moderne për zhvillimin e ndeshjeve kombëtare dhe ndërkombëtare, transmeton KultPlus.
Stadiumi është pjesë e planit pesëvjeçar të infrastrukturës së futbollit, që përfshin investime në 18 komuna, me mbi 20 stadiume dhe një fond prej 200 milionë eurosh të dedikuar për zhvillimin e sportit në Kosovë.
Ky investim do të shndërrojë “Adem Jasharin” në një arenë të nivelit më të lartë, duke forcuar rolin e Mitrovicës si një qendër të rëndësishme sportive në vend./KultPlus/Katror.info










