Xhudistja Flaka Loxha ka fituar medaljen e argjendtë në Europian Open të xhudos që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.
Në finale, Loxha u mposht me ippon nga xhudistja bullgare, Ivelina Ilieva.
Loxha luftoi në kategorinë deri 57 kilogramë, njofton Klankosova.tv.
Flaka ka lindur më 5 prill 1999 dhe është 23 vjeçare.
Xhudistja kosovare Flaka Loxha fitoi medaljen e artë në Kampionatin Ballkanik në Tiranë në vitin 2019 dhe të artën në vitin 2018.
Gjithashtu ajo fitoi medaljen e artë në Kupën Evropiane U21 Sarajevë në vitin 2019.
Ndërsa e mori medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të Juniorëve në 2019 në Vaantaa. Ajo mori medaljen e argjendtë në Kupën Evropiane në Dubrovnik në vitin 2020. Ajo fitoi një medalje bronzi në titullin evropian U23 në Budapest në 2021./Katror.info