Filmi me regji të Kaltrina Krasniqit, “Vera Andrron Detin”, do të shfaqet në Nju Jork më 5 mars në kuadër të festivalit ‘Athena Film Festival’, përcjell KultPlus.
Njoftimi është bërë përmes një postimi në faqen zyrtare të filmit.
“Të dashur miq në qytetin e Nju Jorkut, ne kemi kënaqësinë t’ju informojmë se filmi ynë do të shfaqet në edicionin e 13-të të Athena Film Festival më 5 Mars 2023”, thuhet në postim.
Vera është një përkthyese e gjuhës së shenjave në moshë të mesme, jeta e së cilës është ndërprerë nga vetëvrasja e të shoqit, i cili duhet të përballet me realitetin e papërpunuar të të shkuarit kundër stereotipeve gjinore të rrënjosura thellë të kohës sonë.
Kujtojmë gjithashtu se vitin e kaluar filmi kosovar i metrazhit të gjatë artistik “Vera andrron detin” me regji të Kaltrina Krasniqit, u shpërblye me çmimin e “Best Debute Film”, në edicionin e 21-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër “Magma”, në Sicili të Italisë, të mbajtur përgjatë datave 7-19 nëntor 2022./Katror.info