Disa dhjetëra vepra arti të këngëtarit amerikan të popit Michael Jackson do të ofrohen në një ankand që do të zhvillohet më 3 gusht në Los Angeles.
Shtëpia e ankandeve “King’s Auctions” njoftoi se vendndodhja e këtij eventi do të shpallet më vonë dhe se do të jetë “një vend primar në Beverly Hills”.
Sipas njoftimit, 78 vizatime nga mbreti i ndjerë i popit do të ofrohen në ankand dhe çdo vizatim nënshkruhet nga ai personalisht, “duke u dhënë fituesve të ankandit një pjesë të historisë së ikonës dhe muzikës pop”./Katror.info