Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë me dije se në zgjedhjet lokale të 12 tetorit votuesit nuk kanë nevojë të votojnë drejtpërdrejtë për bartësin e listës.
Ai ka treguar se vota për subjektin politik llogaritet votë edhe për të.
Sipas tij, nëse në fletëvotim janë votuar më shumë se 1 kandidat, vota do të llogaritet vetëm për subjektin politik.
“Vota për subjektin politik llogaritet votë edhe për bartësin e listës, emri i të cilit në fletëvotim shkruhet nga KQZ nën emrin e subjektit politik”, ka shpjeguar Elezi./Eo/Katror.info