katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    11 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    11 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    11 months ago
    Postimet e fundit
    KQZ de-certifikon 15 kandidatë për zgjedhjet lokale
    16 hours ago
    Sorensen: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është i rëndësishëm
    18 hours ago
    Oda Amerikane diskuton tarifat 0% për mallrat amerikane
    20 hours ago
    Si është situata me zjarret në Kosovë?
    20 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Ekzekutohen pagesat për tekste shkollore për mbi 120 mijë aplikues
    12 hours ago
    Transfuzioni i Gjakut realizon aksione të dhurimit të gjakut
    13 hours ago
    Të rinj e të moshuar, vajza dhe djem i bashkohen Shoqatës së parë Vullnetare për Zjarrfikje
    19 hours ago
    Hapet sot pika grumbulluese për pemët e imëta në Gjilan
    20 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Robert De Niro zbulon aktorët dhe filmat e tij të preferuar
    18 hours ago
    Festivali i Këngës i RTK-së mbahet më 6, 7 dhe 8 nëntor
    20 hours ago
    Muzika si formulë e ruajtjes së identitetit
    2 days ago
    Sonte mbahet koncerti solemn për 115-vjetorin e lindjes së Nënë Terezës
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    “Google Pixel 10” me IA të integruar sfidon “Apple”
    7 days ago
    Metoda virale në TikTok që po ndihmon njerëzit të kursejnë para
    1 week ago
    Katy Perry në koncert: Unë nuk jam Dua Lipa, jam tezja e Dua Lipës
    2 weeks ago
    U deshën vetëm 24 orë ankesash që OpenAI të fillojë rikthimin e modelit të vjetër
    3 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    “Dubai” çokollata e ktheu fëstëkun në një biznes shumë fitimprurës
    5 days ago
    Kivi, fruti i parë me miratim shëndetësor nga BE-ja
    6 days ago
    Shumë kanë problem të konsumojnë shalqirin me fara, a janë vërtetë të rrezikshme për shëndetin?
    2 weeks ago
    Kjo është arsyeja pse të gjithë po shtojnë limon në ujë gjatë verës – përfitimet do t’ju befasojnë!
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    11 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Lumi i Shalës, mrekulli për vizitorët e huaj
    15 hours ago
    Shqipëria “virtuale”, magnet për turistë nga e gjithë bota
    2 weeks ago
    Bodrumi: Nga mrekullitë antike tek parajsa e miliarderëve
    2 days ago
    New York Times promovon Shqipërinë: Destinacioni turistik që po mahnit
    2 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Vullnetarët e rinj, shpresa e vendit tonë!
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

Vullnetarët e rinj, shpresa e vendit tonë!

Last updated: 19/10/2023 2:13 PM
420 Shikime
Shpërndaje

Që nga mosha 16 vjeçare merret me punë vullnetare. E sot ato që i ka mësuar dëshiron t’i ndajë me nxënësit tjerë të komunitetit ku jeton. Është ky Eris Sadiku, nga Mitrovica, djaloshi i cili drejton organizatën North Innovation Center që ka për qëllim promovimin e vullnetarizmit, por pa lënë anash edhe luftimin e dukurive negative si bullizmi e parandalimi i dhunës nëpër shkolla.

” Merrem me vullnetarizëm që nga mosha 16 vjeç. Më ka ndihmuar shumë me i hap horizontet, me i zbulu pasionet e mia, me largu monotoninë e ditës që e kemi pasë prej shkollës, punës. Është diçka që të bën mirë shpirtërisht kur je në gjendje me i ndihmu komunitetit dhe qytetit” – Eris Sadiku –

eris sadiku – udhëheqës i NIC

” Mua më kanë shtyrë prindërit; më ka shty nana kryesisht me aktivitetet që i ka mbajtur nëpër shkolla. Aty i kam marrë bazat e para të vullnetarizmit.” – Eris Sadiku –

Mundesh me e lexu edhe…

Në fund të muajit shtator organizata e tij ka mbajtur trajnim me rreth 30 nxënës nga Mitrovica. E ata që ishin të pranishëm në trajnim mbeten të mahnitur me idetë dhe rrënjosjen e vullnetarizmit te të rinjtë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
north innovation center

Albina Ibishi, praktikante në zyrën e punësimit, thotë se e pa entuziazmin të nxënësve që ishin të etur për të bërë ndryshime pozitive në komunitetet e tyre. Ajo shprehet e impresionuar nga gatishmëria e tyre për të dhënë një dorë ndihme gjatë emergjencave lokale dhe nga ajo se si e kuptojnë ata rëndësinë e solidaritetit.

albina ibishi – pjesëmarrëse

“ Duke e pasur parasysh se po dominon teknologjia, e pashë një energji të mirë të fëmijëve prezente. Kanë ide për me bo diçka duke u nisur prej lagjes ku banojnë, nëpër shkolla, që ndoshta edhe ne njerëzit më të rritur nuk jemi në gjendje me i ndërmarrë ato iniciativa.” – Albina Ibishi –

E për realizimin e një trajnimi si ky, Erisi ka mbledhur rreth vetes figura të ndryshme që vullntarizmin e kanë pjesë të jetës së përditshme. E tillë është drejtoresha e shkollës fillore “Shaban Idrizi” në Zhabar, Saranda Ademi, e cila nuk është vetëm përgjegjëse për menaxhimin e përditshëm të shkollës dhe të procesit arsimor, por gjithashtu është thellësisht e përfshirë në aktivitete të ndryshme vullnetare dhe përpjekje humanitare.

Shkolla e Sarandës ka ndërmarrë iniciativa kundër bullizmit, ka organizuar aktivitete për ndërgjegjësimin e nxënësve dhe ka mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta duke iu ofruar dhurata. Ata gjithashtu kanë ndërmarrë projekte të ndryshme për ruajtjen e mjedisit.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
saranda ademi – drejtoreshë e SH.f.m.u. “shaban idrizi”

“ Me rëndësi është me pasë qëllimin e mirë.  Ka edhe nxënës që vijnë me ide të ndryshme te unë sepse e kanë pa që e kanë derën e hapur. Ajo çka është e rëndësishme, ne si shoqëri duhet me ia ngulit herët rëndësinë e vullnetarizmit, sepse sot është një vullnetar e nesër do të bëhet qytetar i ndërgjegjshëm, domethanë, që të punojë për komunitetin ku ai jeton.” – Saranda Ademi –

Fahri Jashari, ka shumë vite që i është përkushtuar vullnetarizmit me qëllim të transformimit të komunitetit të tij.

fahri jashari – trajner

“ Ajo që më ka nxit të jem vullnetar qysh në moshë të re është motivi dhe ideja për me ndërru gjendjen në komunitetin ku unë kam jetuar për shumë vite. Unë përveç si vullnetar pastaj edhe kam qenë udhëheqës i projekteve të ndryshme që kryesisht kanë pasur të bëjnë me promovimin e vullnetarizmit në qytetin e Mitrovicës.” – Fahri Jashari –

north inovation center

Përmes iniciativave të ndryshme ai ka inkurajuar nxënës nga shkolla të ndryshme që të përfshihen në punë vullnetare. Në trajnimin e mbajtur në Mitrovicë, ai i ka nxitur nxënësit që t’i orientojnë idetë e tyre përmes klubeve si Klubi i Gjelbërt dhe Klubi i Humanizmit.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
fahri jashari – trajner

” Unë jam munduar edhe gjatë debatit me nxënës që t’i motivoj dhe inkurajoj për të qenë pjesë e aktiviteteve dhe punës vullnetare dhe qytetarisë aktive, duke ofruar shembuj konkret dhe duke treguar rrugën se nëpër çfarë kam kaluar unë për të ardhur deri këtu. Unë po mendoj se motivi kryesor i nxënësve duhet të jetë dëshira dhe vullneti për me qenë pjesë e aktiviteteve, dhe këto dy dukuri unë I vërejta te nxënësit dhe kam besim shumë të madh që këta nxënës në të ardhmen do të fillojnë edhe zhvillohen si në aspektin personal ashtu edhe profesional për vullnetarizëm dhe qytetari aktive… Gjithmonë kam pasur një ndjesi të veçantë për me qenë pjesë e aktiviteteve që janë zhvilluar.” – Fahri Jashari –

Saranda Ademi, që e lidh vullnetarizmin e saj me rolin e rëndësishëm të babait të saj që ishte koordinator i shoqatës humanitare e bamirëse “Nëna Tereze” në Mitrovicë, tregon sesa e rëndësishme është që aktivitete të tilla të mbahen vazhdimisht në shkolla.

saranda ademi – drejtoreshë e SH.f.m.u. “shaban idrizi”

” Ne kemi ndërmarrë iniciativa sa i përket bullizmit. Kemi bërë shumë aktivitete që fëmijët me u ndërgjegjësua që mos ta bullizojnë njëri tjetrin. Pastaj kemi pasur aktivitete për fëmijët me nevoja të veçanta – (aktivitet) që është mirëpritur shumë. Kemi dërguar dhurata. Fëmijët në baza vullnetare i kanë mbledhur ato dhurata dhe bashkërisht kemi shkuar dhe kemi bërë vizita. Pastaj për ruajtjen e ambientit kemi ndërmarrë aksione të ndryshme.” – Saranda Ademi –

Vullnetarizmi nuk ka të bëjë me përfitime personale por, ka të bëjë me krijimin e një qëllimi që lidh individët dhe nxit një ndjenjë të komunitetit. Albina beson se ndërmarrja e veprimeve të vogla, si për shembull përmirësimi i mjedisit rrethues, me kohë duhet të shndërrohet në përpjekje kolektive.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

” Nëse jemi me një ambient dhe shohim mbeturina nuk është e domosdoshme që me prit vetëm prej pjesës se komunitetit që e ka për detyrë pastrimin e qytetit. Pse mos me marrë na vetë iniciativë me pastru kur jetojmë aty, krejt çka bohet është prej dorës së njeriut dhe bile ta bëjmë për të mirë.” – Albina Ibishi –

Qëllimi kryesor i takimeve të tyre është të frymëzojnë studentët të angazhohen në vullnetarizëm, duke theksuar se ai nuk është një detyrim, por një zgjedhje e nxitur nga ndjeshmëria dhe ndjenja e detyrës ndaj komunitetit të tyre.

KATRORI I LAJMEVE TE MIRA

E organizatori i trajnimit Eris Sadiku, beson se vullnetarizmi nuk përcaktohet nga mosha; është thjesht çështje e ndjeshmërisë së individit.

“Vullnetarizmi kur bëhet, nuk është sfidues hiç, se është diçka që bëhet prej zemrës, bëhet prej shpirtit. Domethanë, sfida te vullnetarizmi nuk ka.” – Eris Sadiku –

Edicionin #25 të plotë e gjeni KËTU 🙂

Përgatiti:

Kaltrina Zhushi
  • Kaltrina Zhushi
    https://katror.info
    4 aspekte të Fitness-kulturës dhe dietë-kulturës që DUHET me i rimendu
  • Kaltrina Zhushi
    https://katror.info
    Fuqizimi i grave në Mitrovicë përmes agro-turizmit
  • Kaltrina Zhushi
    https://katror.info
    Taco-supë; supa meksikane që DUHESH me e kërku
  • Kaltrina Zhushi
    https://katror.info
    Brokolli-pica; versioni “healthy” që s’ja len keq as super-shijes
TAGGED:aktivitetet vullnetareaktivizmiaktivizmi qytetarhumanizmikunder bullizmitMbrojtja e mjedisitMitrovicanorth inovation centerpuna humanitarepuna vullnetareqytetari aktiveshoqeri aktivete rinjet e mitrovicestopTophometrajnime per vullnetarizminvullnetaret e rinjevullnetarizmi

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Euro2024: Si pritet të rreshtohen kuqezinjtë kundër Çekisë?
Artikulli i ardhshëm Skulpturë për Nexhmije Pagarushën

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Robert De Niro zbulon aktorët dhe filmat e tij të preferuar

30 Shikime
People

Festivali i Këngës i RTK-së mbahet më 6, 7 dhe 8 nëntor

26 Shikime
People

Muzika si formulë e ruajtjes së identitetit

33 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?