Seriali i Tim Burton “Wednesday” u bë hit në Netflix. Ai arriti sukses të madh që në javën e debutimit në këtë shërbim.
Rolin kryesor në këtë serial e luan Jenna Ortega. Me role të tjera paraqiten edhe: Christina Ricci e Catherine Zeta-Jones.
Seriali “Wednesday” theu rekord me shikueshmëri për 341.2 milion orë. Ai po ashtu kryeson listën e serialeve më të shikuara në 83 vende.
Netflix, për rekordin e “Wednesday” ka bërë të ditur përmes një postimi në Twitter, ku ka shkruar se ky serial tani mban rekord për shikueshmëri të më së shumti orëve në javë të një seriali në gjuhë angleze, për 341.2 milion orë.
“Wednesday” është nënprodukt i filmit Addams Family. Ai përqendrohet tek adoleshentja me emrin Wednesday, rolin e së cilës e luan. Ajo futet në shkollën me konvikt Nevermore Academy.
Pas më pak se dy javësh nga lansimi i tij më 23 nëntor, “Wednesday” është tashmë një nga pesë serialet më të suksesshme të Netflix. Nëse gjërat vazhdojnë kështu, së shpejti mund të bëhet seriali më i ndjekur në historinë e Netflix.
Në të, Catherine Zeta-Jones luan rolin e Mortisias, e rolin e bashkëshortit të saj, Gonez, e luan Luis Guzmán.
Seriali i ri nga “The Addams Family” duket se kombinon temat e tregimeve të njohura si “Harry Potter”, “Twilight” dhe ” Stranger Things ” – një recetë që kontribuon në suksesin fillestar të shfaqjes.
Alfred Gough është producent ekzekutiv i “Wednesday”. Sipas disa burimeve, ai ka thënë se e ka në plan të realizojë edhe sezonin e dytë të këtij seriali.