Të dielën do të zhvillohet finalja e Superkupës së Kosovës në basketboll mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës, duke filluar nga ora 17:00.
Takimi do të zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Zyrtarët e Federatës së Basketbollit të Kosovës kanë bërë me dije se përveç biletave në tribuna, nuk do të ketë bileta VIP në shitje, për shkaqe sigurie. /Katror.info