Një koncert me kompozitorë të njohur nga bota do të jepet në kuadër të koncertit Western Balkans Youth Orchestra, në Atelen e Pallatit të Rinisë.
Pjesë e programit koncertal janë vepra nga kompozitorë të njohur botëror si Johannes Brahms, Zoltan Kodály, Arturo Marquez, Dmitri Shostakovich, dhe Drinor Zymberi (Kosovë).
Koncerti do të mbahet në Prishtinë, me datën 1 gusht në ora 20:30/
Orkestra Rinore e Ballkanit Perëndimor u themelua në vitin 2019 si një platformë për bashkëpunimin e muzikantëve të rinj profesionistë të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor* jashtë BE-së (Shqipëri, Bosnje-Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut dhe Serbi). /Katror.info