Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e Kosovës ka marrë vendim për caktimin e çmimeve të naftës dhe produkteve të saj.
Marzha tregtare maksimale e shitjes me shumicë u vendos të jetë dy centë për litër, ajo e shitjes me pakicë 12 centë për litër, përcjell albinfo.ch.
Vendimi do të jetë në fuqi për 30 ditë.
“Ky vendim është bazuar në monitorimin e rregullt të çmimeve në tregun e produkteve të naftës, evidencën ditore të pranuar nga Dogana e Kosovës, si dhe raportet e përditshme nga Inspektorati i Tregut lidhur me çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë të produkteve të naftës, me ç’rast është evidentuar një rritje e çmimeve, e cila nuk reflektohet nga lëvizjet e çmimeve në tregun botëror”, u tha në njoftimin e MINT./Katror.info