katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    10 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    9 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    10 months ago
    Postimet e fundit
    Konstituimi i Kuvendit – Fjala e fundit i mbetet Kushtetueses
    7 hours ago
    Hulumtimi i UBO Consulting: 55.7 për qind e prindërve preferojnë që librat të shpërndahen përmes shkollave
    7 hours ago
    Meta ndalon reklamat politike në BE nga tetori
    20 hours ago
    Rritja e turizmit ngadalësohet në raport me vitin e kaluar
    21 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Greqia bëhet shteti i parë në Evropë që ndalon peshkimin në zonat e mbrojtura
    18 hours ago
    “Epoka e pandëshkueshmërisë klimatike merr fund” – Vendim historik nga Haga
    18 hours ago
    Punëtorët e KEK-ut do të marrin një bonus në vlerë prej 400 euro
    21 hours ago
    “Ditët e Diasporës” në Vushtrri, Komuna pret bashkatdhetarët
    23 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Del në ankand kitara e Jimmy Page të ”Led Zeppelin”
    2 days ago
    Zëri që shëtit botën me “Messiah” takon në Kosovë këndimin e thellë
    2 days ago
    Dua Lipa emocionon fansat me një video në shqip para nisjes së ‘Sunny Hill’
    2 days ago
    Sa shumë pasuri la pas Ozzy Osbourne?
    3 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Meta ndalon reklamat politike në BE nga tetori
    20 hours ago
    Takimi i parë me delen, reagimi i bebes bëhet viral
    6 days ago
    Niveli i ri i Inteligjencës Artificiale: ChatGPT vepron dhe vendos për ty
    6 days ago
    Samsung lanson Galaxy Z Flip7: Kamerë perfekte, AI i avancuar & dizajn i palosshëm
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Mos e bëni më këtë gabim! Pirja e kafes esëll mund të dëmtojë shëndetin tuaj…
    2 weeks ago
    Ushqimet që ndihmojnë trupin të përballojë vapën; 7 superfrutat dhe perime që duhet të keni patjetër në frigorifer
    2 weeks ago
    Vlerat e rralla të dardhave shqiptare – Zbulojini këtu!
    2 weeks ago
    Djathi më i shtrenjtë në botë shitet për 42,232 dollarë
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    10 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Parisi shpallet qyteti më i mirë në botë për çiklizëm
    18 hours ago
    ”Forbes” rekomandon Shqipërinë si ndër vendet më të mira për të dalë në pension në 2025
    2 days ago
    Peruja zbulon një thesar antik, qyteti i ndërtuar para më shumë se 3.000 vitesh
    4 days ago
    Piramidat sekrete mbretërore të Skocisë tregojnë historinë e Balmoralit
    7 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: “What’s Going On” i Marvin Gaye – albumi që la gjurmë dhe preku ndërgjegjen shoqërore
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

“What’s Going On” i Marvin Gaye – albumi që la gjurmë dhe preku ndërgjegjen shoqërore

Last updated: 24/11/2024 9:59 AM
200 Shikime
Shpërndaje
Marvin Gaye

Në vitin 1985, kritikët e të përjavshmes muzikore britanike NME e votuan albumin më të mirë të të gjitha kohërave; në Grammy Hall of Fame u fut më 1998; një sondazh i kritikëve i vitit 1999 i kryer nga gazeta britanike The Guardian e quajti atë “Albumi më i madh i shekullit të 20-të”; në vitin 1997, The Guardian e renditi albumin numër një në listën e 100 albumeve më të mira ndonjëherë, ndërsa në vitin 2001 rrjeti televiziv VH1 e vendosi në numrin 4.

Është ky albumi “What’s Goin On” i Marvin Gaye, që në vitin 2003, ishte një nga 50 regjistrimet e zgjedhura atë vit nga Biblioteka e Kongresit të SHBA për t’u shtuar në Regjistrin Kombëtar të Regjistrimeve dhe Trashëgimisë Kulturore. Më 2003 renditet në vendin e 6-të në listën e revistës Rolling Stone me 500 albumet më të mira të të gjitha kohërave. Në listë të rishikuar të vitit 2020, këtë herë të votuar nga muzikantët në vend të kritikëve muzikorë, albumi u ngjit në vendin e parë, si album më i mirë i të gjitha kohërave deri atëherë, duke zëvendësuar “Sgt Pepper’s Lonely Hearts Club Band” nga Beatles.  

Marvin Pentz Gaye Jr. 2 prill 1939 – 1 prill 1984 ishte këngëtar, kompozitor dhe muzikant amerikan. Ai ndihmoi në formimin e tingullit të shtëpisë diskografike Motown në vitet 1960, fillimisht si një instrumentalist dhe kompozitor i brendshëm i studios dhe më vonë si një artist solo me një varg suksesesh, të cilat i dhanë atij pseudonimet “Princi i Motown” dhe “Princi i Soul-it”.

Mundesh me e lexu edhe…

Hulumtimi i UBO Consulting: 55.7 për qind e prindërve preferojnë që librat të shpërndahen përmes shkollave

Këngët e Gaye në Motown përfshijnë “Ain’t That Peculiar”, “How Sweet It Is (To Be Loved by You)” dhe “I Heard It Through the Grapevine”.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Të gjitha hite me suksese marramendëse komerciale, dhe dukej se Marvin do të vazhdonte karrierën me hite të garantuara nga publiku i atëhershëm.

Por, i frymëzuar nga trazirat sociale dhe racore në SHBA, luftimet trevjeçare të vëllait të tij në Vietnam, i trishtuar nga vdekja e bashkëpunëtores dhe mikes së tij, këngëtares fenomenale Tammi Terrel me të cilën kishin disa duete të paharrueshme, nga dhimbja për të që Gaye nuk e kapërceu kurrë plotësisht, lindi albumi “What’s Going On”, një vepër reflektuese, që trajtonte tema të pjekura, vepër që në muzikën Soul konsiderohet ende e patejkalueshme.

Marvin Gaye – What’s Goin On

“What’s Going On” (Çfarë po ndodh) titulli i të cilit ishte një deklaratë e mprehtë, jo një pyetje – nuk ishte thjesht një kërkim i qetë shpirtëror duke marrë në mënyrë arbitrare një kthesë të mprehtë të Marvin Gaye te ndërgjegjja sociale, por ishte një moment i cili duhej të ndodhte herët a vonë në botën e muzikës së afro-amerikaneve në Amerikë. Nëse do të kishte dashur, Gaye me siguri mund të kishte shpenzuar vite me radhë në suksesin e vitit 1968 të “I Heard It Through the Grapevine”, një hit në krye të listave amerikane që, në një moment, ishte kënga më e shitur e të gjitha kohërave të kompanisë diskografike “Motown”.

Kjo ndoshta do ta kishte qetësuar kryesuesin e Motown Berry Gordy, i cili pat thënë se ishte “i tmerruar” kur Gaye tha për herë të parë se donte të bënte një “album proteste” për të fjetur më lehtë natën. Por, në vend që t’i nënshtrohej pritshmërive të kompanisë, Gaye vendosi të sfidonte veten dhe audiencën e tij duke nisur një rishpikje mahnitëse të muzikës që rivalizonte atë që The Beatles kishin bërë gjysmë dekade më parë me albumin “Rubber Soul”.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Gaye, i cili dikur kishte pasur aspirata për të qenë Frank Sinatra i Zi, transformoi tërësisht tingullin dhe imazhin e tij, duke krijuar një personazh të ri muzikor kameleonik që do ta çonte atë në vitet ’70. Nga “What’s Going On” te “Let’s Get It On” te “I Want You” te “Here, My Dear”, asnjë album i Gaye nuk do të tingëllonte si ai që i parapriu.

“What’s Going On”, kënga titullare, përmban vokale shpirtërore, pasionante dhe këndim në sfond me shumë vokale, të gjitha të kënduara nga Gaye. Vargjet e para këndohen si lutje e butë, por urgjente: “Nënë, nënë, jeni bërë shumë prej jush duke vajtuar/ Vëlla, vëlla, jeni bërë shumë prej jush që po vdisni”.

Tekstet ndeshen me efektet e luftës në familje dhe në jetën e të rinjve të dërguar në lufta jashtë shtetit. Kënga ka frymë xhazi të fortë, gospel, orkestrim të muzikës klasike dhe aranzhime të ndërlikuara.

Kritiku Eric Henderson i revistës muzikore on line “Slant” deklaroi se kënga kishte një “ton të kuptueshëm zie” në përgjigje të pasojave të lëvizjeve kundër-kulturore të fundit të viteve 1960. Henderson shkroi gjithashtu se “qëllimi i Gaye ishte që karakteristika e albumit të jetë te theksi që njerëzimi të paraqitet në mënyrë bamirëse në vend që të pikturojë fotografi të zymta të shkatërrimit dhe zhgënjimit.”

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Kjo vërehet menjëherë te kënga e dytë “What’s Happening Brother” (Çka po ndodhë vëlla), një këngë e kushtuar vëllait të tij Frankie, në të cilën Gaye shkroi për të shpjeguar zhgënjimin e veteranëve të luftës që u kthyen në jetën civile dhe  shkëputjen e tyre nga jeta normale.

Marvin Gaye – What’s Happening Brother

Në “Flyin’ High (In the Friendly Sky)” (Duke fluturuar lart në qiellin miqësor), Gaye mori titullin e tij nga një etiketë e United Airlines, “Fly the Friendly Skyes” (Fluturo qiellet miqësore) trajtonte varësinë nga heroina. Lirika, “E di, jam i lidhur miku im, me djalin që burrat i bënë skllevër”, i referohet heroinës si “djalë”, që ishte zhargon për drogën. “Save the Children” (Shpëtoni fëmijët) ishte një lutje emocionale për të ndihmuar fëmijët e pafavorizuar dhe pa kujdes, duke paralajmëruar, “kush kujdeset vërtet / kush është i gatshëm të përpiqet / të shpëtojë një botë / që është e destinuar të vdesë?”, duke thirrur më vonë, “shpëtoni foshnjat”. Pas “Save the Children” pason “God Is Love”(Zoti është dashuri) një këngë e shkurtër, por e thellë religjioze e xhazit orkestral.

Marvin Gaye – Flying High in the Friendly Sky

“Mercy Mercy Me” (The Ecology)” (Mëshirë, mëshirë) ishte një tjetër lutje emocionale, kësaj herë për mjedisin. Kënga ka një solo të paharrueshme saksofoni tenor nga legjenda e muzikës së Detroitit Wild Bill Moore. “Right On” (Pikërisht) është një epë muzikore, shtatë-minutëshe e ndikuar nga funk rock dhe ritmet latine që fokusoheshin në shpirtin e ndarë të Gaye, ku lutet në falseto, “nëse më lejoni, unë do t’ju çoj të jetoni atje ku dashuria është Mbret”, pasi konkludon se “dashuria e vërtetë mund të mposht urrejtjen çdo herë”.

“Wholy Holy” (I Gjithë i Shenjtë) është shpërthim gospel që i këshillon njerëzit të “bashkohen” për një “deklaratë dashurie”. Kënga, “Inner City Blue (Make Me Wanna Holler)” (Qyteti i mbrendshëm më bën të ulëroj) fokusohet në varfërinë urbane dhe është e fundit nga një atmosferë funki minimale, e orientuar drejt bluesit të errët, me riffe  të kompozuar dhe interpretuar nga Bob Babbitt, i cili gjithashtu interpretoi në “Mercy Mercy” (Mëshirë, mëshirë).

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

I gjithë cikli stilistik i albumit të tretur në një kënge i dha atij një ndjenjë kohezive dhe një nga albumet e parë konceptuale të R&B, i ngjashëm si një eksperiment novator në përmbledhjen pseudo-klasike të këngëve me rrjedhë të lirë dhe më dozë të lehtë psikodelike.

Marvin Gaye, What’s Going On on 1971 – Full album

“What’s Going On”” nuk ishte vetëm një arritje e veçantë artistike, ai hapi një shteg për artistë të tjerë afro-amerikanë (dhe disa të tjerëve) ndaj mundësive të reja krijuese. Më vonë të njëjtin vit, Isaac Hayes realizoi “Black Moses” (Moisiu i zi) dhe Sly and the Family Stone publikuan albumin deklarativ “There’s a Riot Goin’ On” (Është një trazirë që po ndodhë), titulli i të cilit u frymëzua drejtpërdrejt nga “What’s Going On”.

John Lennon  publikoi “Imagine” (Paramendo) dhe megjithëse ish-Beatles kishte trajtuar tashmë tema politike në punën e tij solo, vërehej se ai ishte i ndikuar dhe i frymëzuar edhe nga depërtimi i Gaye në ndërgjegjen shoqërore.

Një album konceptual që synohej të dëgjohej dhe përpunohej si një vepër e vetme arti, “What’s Going On” ishte një pararendës kryesor i albumeve R&B si deklarata muzikore të plota, të konceptuara me ambiciozitet “Songs in the Key of Life” (Këngët në çelësin e jetës) e Stevie Wonder deri tek Prince “Sign o’ the Times” (Shenjat e kohës), në “Lemonade” të Beyonce. Ishte gjithashtu një paraardhës i R&B-së alternative më aventureske, lirikisht të ndërlikuar dhe të hapur politikisht. Kënga e fundit e H.E.R.-së fituese e Grammy-t “I Can’t Breathe” është si një pasardhës i drejtpërdrejtë i magnum opus të Gaye.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Albumet e mëvonshme të Marvin Gaye ndikuan në disa nënzhanre R&B,. Hiti “Sexual Healing” (Shërimi seksual), i lëshuar në 1982 në albumin “Midnight Love” (Dashuria e mesnatës), i dha atij dy çmimet e tij të para Grammy. Paraqitjet e fundit televizive të Gaye ishin në ndeshjen e 1983 NBA All-Star, ku ai këndoi himnin Amerikan “The Star-Spangled Banner” (Falmurtari me yje).

Më 1 prill 1984, një ditë para ditëlindjes së tij të 45-të, Gaye u qëllua dhe u vra nga babai i tij, Marvin Gaye Sr., në shtëpinë e tyre në Western Heights, Los Angeles, pas një debati dhe grindjeje verbale. Pas funeralit të Gaye, trupi i tij u dogj në Forest Lawn Memorial Park–Hollywood Hills, dhe hiri i tij u shpërnda në Oqeanin Paqësor.

Shumë institucione i kanë dhënë pas vdekjes Gaye çmime dhe nderime të larta. Një vit pas vdekjes së tij, kryebashkiaku i atëhershëm i D.C., Marion Barry shpalli 2 Prillin si “Dita e Fondit të Bursave përkujtimore të Marvin Gaye Jr.”

Që atëherë, një organizatë jofitimprurëse ka ndihmuar në organizimin e festimeve vjetore të Ditës së Marvin Gaye në qytetin e Uashingtonit.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në vitin 1990, u vendos ylli i tij në Hollywood Walk of Fame, në vitin 2006, Watts Branch Park, një park në Uashington që Gaye e frekuentonte si adoleshent, u riemërua në Marvin Gaye Park.

Tre vjet më vonë, blloku 5200 i Foote Street NE në Deanwood, Washington, D.C., u riemërua Marvin Gaye Way.  Në gusht 2014, Gaye u fut në Sallën e Famës së Muzikës zyrtare të Rhythm and Blues. Gaye pranohet në Sallën e Songwriters Hall of Fame më 9 qershor 2016. Në korrik 2018, kaloi një projekt-ligj nga politikani nga Kalifornia Karen Bass për të riemërtuar një zyrë postare në Los Angeles të Jugut në Marvin Gaye pasi u nënshkrua nga Presidenti Donald Trump.

Gaye u rendit në vendin e 20-të në “200 këngëtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave”./Katror.info

Përgatiti:

Mahir Elshani
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Kur saksofoni flet, rocku dëgjon – frymëmarrja e rock-ut përmes saksofonit
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Dolores O’Riordan dhe Cranberries: Fuqia emocionale e “Zombie” që preku ndërgjegjen kolektive
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Elvis Presley, mbret i rock and rollit dhe trashëgimia e tij përtej kohës
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    The Who, rokerët që revolucionarizuan rok muzikën duke krijuar rok operën Tommy
TAGGED:BeatlesBluesMarvin GayendergjegjapeopleSoultopTophomexhaz

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Xhoxhaj fiton titullin e Evropës në kategorinë e rëndë
Artikulli i ardhshëm Ushtrimi i moderuar mund të lehtësojë depresionin postpartum

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Del në ankand kitara e Jimmy Page të ”Led Zeppelin”

21 Shikime
People

Zëri që shëtit botën me “Messiah” takon në Kosovë këndimin e thellë

27 Shikime
People

Dua Lipa emocionon fansat me një video në shqip para nisjes së ‘Sunny Hill’

37 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?