katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    8 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    8 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    8 months ago
    Postimet e fundit
    KFOR-i dhuron pajisje të ndryshme në disa komuna të vendit
    16 hours ago
    Mandati i EULEX-it në Kosovë zgjatet deri në qershor 2027
    16 hours ago
    Kuvendi dështon për herë të 28 – përpjekja e radhës të hënën
    12 hours ago
    Ndihesh keq që po rri brenda në një ditë me diell? S’ka pse!
    3 days ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Osmani: Suksesi i ushtarakëve tanë në SHBA forcon rrugën drejt integrimit
    9 hours ago
    Babë e bijë nga Kosova thyejnë rekord Guinness në ngjitjen e 7 majave më të larta
    16 hours ago
    Shqiptarja Aida Birinxhiku – deputetja që po udhëheq socialdemokracinë suedeze
    17 hours ago
    FSK me sukses të jashtëzakonshëm në garën shumëkombëshe “Dita e Unitetit” në Kroaci
    12 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Ermonela Jaho performon nesër në Prishtinë
    9 hours ago
    Osmani nderon artistin Musa Piperku në koncertin “Kanga jonë 2025”
    9 hours ago
    Pas kritikave të Musk, Trumpi prish miqësinë me të
    9 hours ago
    RLIOF zbarkon në Kosovë nga korriku
    3 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Oclean X Ultra S: Furça e parë elektrike që flet me ju
    2 days ago
    Mediet britanike kritikojnë planet e AI për përmbajtje të mbrojtur
    2 days ago
    TikTok lançon platformën “TikTok për Artistët” për të mbështetur krijuesit muzikorë
    3 days ago
    MrBeast thyen rekord të ri botëror, kalon 400 milionë abonentë në YouTube
    3 days ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    3 days ago
    Si të përgatisni në shtëpi lëngjet më të mira për pastrimin e trupit
    3 days ago
    Varësia ndaj sheqerit, çfarë është dhe si mund ta kontrolloni
    4 days ago
    Si të zgjidhni domatet më të mira dhe t’i ruani për më gjatë
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    8 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Mendoni se e njihni Korenë e Jugut?! Ja 3 gjëra që duhet të dini para se ta vizitoni këtë vend…
    3 days ago
    DailyMail: Ksamili si “Maldivet e Evropës”
    5 days ago
    “Lonely Planet”: Si të kaloni ditë të paharrueshme në Alpet Shqiptare
    5 days ago
    UNESCO rekomandon që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës, në shtator pritet miratimi
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Woodstock, kulmi i ndryshimeve të viteve të ’60-ta, që vazhdon edhe sot
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

Woodstock, kulmi i ndryshimeve të viteve të ’60-ta, që vazhdon edhe sot

Last updated: 19/08/2024 7:52 PM
245 Shikime
Shpërndaje
Foto; Envato

Në një kohë të ndërlikuar kur amerikanët ishin thellësisht të ndarë në gjithçka, nga strukturat tradicionale shoqërore te luftërat e huaja, tri ditë dashurie, paqe dhe muzikë dukej se ishte pikërisht ajo që i duhej botës e para se gjithash Amerikës. Vitet e ’60-ta dhe ’70-ta në Shtetet e Bashkuara ishte epoka e “counterculture” (kundërkulturës) që përcaktohej nga lufta, tensionet racore dhe një popullsi e të rinjve që sfidonin qeverinë e tyre. 

Festivali i Muzikës dhe Arteve në Woodstock, i cili u zhvillua në vitin 1969 në Bethel, New York nga 15 deri më 18 gusht, ishte një ngjarje kulturore e ‘pushtuar’ nga droga, seksi dhe rock and roll që simbolizonte klimën politike dhe sociale të Shteteve të Bashkuara. 

Woodstock 1969 | Foto: Magnum Photos

Ajo që pasoi ishte përtej çdo gjëje që dikush mund të kishte parashikuar. Fenomeni kulturor që askush nuk e parashikoi transformoi një livadh të zakonshëm në një pikë historike referimi ku interpretuesit legjendarë luajtën për gati gjysmë milioni njerëz.

Mundesh me e lexu edhe…

Osmani: Suksesi i ushtarakëve tanë në SHBA forcon rrugën drejt integrimit

Balta e paimagjinueshme dhe momentet e paharrueshme e shndërruan Panairin e Muzikës dhe Artit në Woodstock në një klithmë kulturore për një brez të tër. Koncerti i Muzikës dhe Artit në Woodstock u organizua nga katër promovues të papërvojë. Ideja pas festivalit të parë muzikor të Woodstock-it cili u konceptua nga John Roberts, Joel Rosenman, Artie Kornfield dhe Michael Lang, asokohe të gjithë nën 27 vjeç ishte thjesht për të mbledhur para të mjaftueshme për të ndërtuar një studio regjistrimi në Woodstock. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ajo që ndodhi gjatë tri ditëve të festivalit u bë legjendare – si një ngjarje muzikore dhe si një moment brezash.  Gjatë muajve para festivalit, organizatorët u përballën me një luftë të gjithanshme nga vendasit që u përpoqën të ndalonin ngjarjen.  Ndërsa fshati Woodstock, New York kishte qenë shtëpia e një grupi njerëzish artistikë dhe idealistë që nga fillimi i shekullit të 20-të, shumë banorë të brezit të vjetër i konsideronin “hipitë” e rinj si dembelë dhe madje, në disa raste, të rrezikshëm. 

Woodstock, 1969 | Foto: Getty Images

Me kalimin e viteve fshati kishte miratuar urdhëresa që synonin ndëshkime për sjellje të “pahijshme” si mungesa e këmishës në trup, konsumi publik i alkoolit dhe “bredhja rrugëve” e grupeve të të rinjve. Kur u mor vesh se ishte planifikuar një festival muzikor, bordi i fshatit miratoi një sërë rregulloresh që ndaluan në mënyrë efektive perspektivat e festivalit në qytetin e Wallkill. Dhe kur gjithçka dukej e pashpresë, fermeri i qumështit Max Yasgur vuri në dispozicion livadhin e tij për festivalin.

 Vështirësitë e minutës së fundit për përgatitjet e koncertit ndikuan që nuk kishte kohë për të ndërtuar gardhe rreth sipërfaqes së koncertit, gjë që ndikoi që organizatorët ndaluan së shituri bileta. Deri atëherë, ishin shitur rreth 180 mijë bilera, ndërsa të rinj nga i gjithë vendi ishin rrugës për në Bethel, ku erdhën edhe 300.000 njerëz të tjerë pa bileta. Fluksi i vizitorëve në zonën rurale në Bethel krijoi një bllokim masiv trafiku të paparë më herët në Shtetet e Bashkuara. Numrat joyzrtarë thonë se rreth një milion njerëz ishin në lëvizje për Woodstock.  

Woodstock, 1969 | Foto: Getty Images

Qyteti i Bethelit nuk i zbatoi kodet e tij të sigurisë, nga frika e kaosit ndërsa turma vazhdonte të shtohej. Përfundimisht, përshkrimet në radio dhe televizion të bllokimeve të trafikut i dekurajuan njerëzit që të vazhdonin për në festival. Për të shtuar problemet dhe vështirësinë në përballimin e turmave të mëdha, reshjet e fundit të shiut kishin shkaktuar baltë në rrugë dhe fusha. Objektet nuk ishin të pajisura për të ofruar shërbime higjienike ose ndihmën e parë për numrin e njerëzve që ishin në lëvizje për Bethel, qindra mijëra e gjetën veten në një luftë kundër motit të keq, mungesës së ushqimit dhe kushteve të këqija higjienike. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në mëngjesin e së dielës, 17 gusht, Guvernatori i Nju Jorkut Nelson Rockefeller telefonoi organizatorin e festivalit John P. Roberts dhe i tha se po mendonte të urdhëronte 10,000 trupa të Gardës Kombëtare në festival, por Roberts e bindi atë të mos e bënte këtë dhe se gjithçka do të shkojë si duhet.  Qarku Sullivan shpalli gjendjen e jashtëzakonshme. Gjatë festivalit, personeli nga baza e afërt e Forcave Ajrore “Stewart” ndihmoi në sigurimin e rendit dhe ngritjen e muzikantëve brenda dhe jashtë skenës të koncertit. Shiu më pas e ktheu vendin e festivalit në një det balte, por festivali vazhdoi të mbahej.

Woodstock 1969 | Foto: Getty Images

Megjithëse turma në Woodstock përjetoi mot të keq, kushte me baltë dhe mungesë ushqimi, uji dhe kanalizime të papërshtatshme, atmosfera e përgjithshme atje ishte tejet harmonike. Audienca e Woodstock ishte e larmishme dhe një reflektim i kohërave që ndryshonin me shpejtësi. Disa ishin hipi që ndiheshin të tjetërsuar nga një shoqëri e zhytur në materializëm.

Në vitin 1969, Amerika ishte thellë e zhytur në luftën e Vietnamit, një konflikt që shumë të rinj e kundërshtuan me forcë. Ishte gjithashtu epoka e lëvizjes për të drejtat civile, një periudhë trazirash dhe protestash të mëdha. Woodstock u bë një ngjarje ku të gjithë amerikanët kundër luftës dhe pro-drogës mund të mblidheshin për të çliruar tensionet e vendit të tyre përmes muzikës. Lëvizjet kundër luftës u mbështetën nga shumë artistë të viteve ’60, të cilët përdorën muzikën si një mjet proteste.Një fokus tjetër i epokës ishte lëvizja për të drejtat civile.

Megjithëse Akti i të Drejtave Civile i vitit 1964 e shpalli të jashtëligjshëm diskriminimin në SHBA, krimet e urrejtjes kundër afrikano-amerikanëve ishin ende të zakonshme. Woodstock erdhi si një mundësi për njerëzit që të arratiseshin te muzika dhe të përhapnin një mesazh uniteti dhe paqeje.  Në Woodstock, artistë afrikano-amerikanë si Richie Havens dhe Jimi Hendrix simbolizuan një epokë ndryshimi për njerëzit me ngjyrë. Richie Havens, që e hapi festivalin, mahniti shpirtin dhe lirinë e turmës së re të mbledhur para tij. Në një kohë kur njerëzit ishin kaq të përqendruar në luftën që po ndodhte në Vietnam, performimi i këngës “Freedom” (Liria) nga Havens u bë një përvojë shpirtërore që inkurajonte paqen. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Hendrix i cili e mbylli festivalin performoi një interpretim psikodelik të “Star-Spangled Banner” (Himni i SHBA), që improvizonte me kitarë tingujt e bombave që binin.  Me një performancë që i la njerëzit në mbarë vendin të tronditur, versioni i himnit kombëtar të Hendrix-it pushtoi frymën politike të Woodstock-ut. Një tjetër artiste që përdori muzikën për të shprehur pikëpamjet e saj politike në Voodstock ishte Joan Baez.  Në kohën kur Baez doli në skenë burri i saj vuante dënimin në një burg të Teksasit për refuzimin e shkuarjes në luftën e Vietnamit.  

Performanca e saj “We Shall Overcome” (Ne do të tejkalojmë) i la njerëzit në koncert të ndiheshin të frymëzuar. Impakti politik dhe shoqëror i ngjarjes ishte aq i fortë sa që nga frika e jehonës së festivalit presidenti i atëhershëm Richard Nixon dhe qeveria amerikane ishin të lumtur që Beatles nuk do të performojnë në koncert e sidomos John Lennon.  

Country Joe & The Fish ishte një tjetër grup i paharrueshëm për të performuar në Woodstock. Performimi “The Fish Cheer/ I-Feel-Like-I’m-Fixin’-To-Die-Rag” (Jam i krijuar të vdes në lecka) mishëroi lëvizjen e kundërkulturës dhe u bë një himn për amerikanët në kundërshtim me Luftën e Vietnamit.

Jerry Garcia, duke pozuar per nje fotograf, para koncertit te Grateful Dead | Foto: Getty Images

 Grupe  si Grateful Dead, Jefferson Airplane, The Band, Ten Afters After, Cosby Still Nash and Young, The Who, Santana, artistët, Janis Joplin, Joe Cocker, Melanie, Johny Winter, dhe shumë të tjerë nga Amerika dhe Anglia ende sot njihen si performues të cilët përveç se kanë argëtuar me muzikën e tyre, kanë krijuar një frymë të unitetit, paqes dhe dashurisë në Woodstock me të cilën Amerika ende sot krenohet. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
Janis Joplin para performancës | Foto: Getty Images

Woodstock ndoshta përshkruhet më së miri nga Max Yasgur, fermeri modest që dha hua tokën e tij për këtë rast. “Gati gjysmë milioni njerëz i kaluan tre ditët me muzikë dhe paqe në mendjet e tyre. Nëse ne bashkohemi me ta, ne mund t’i kthejmë ato fatkeqësi që janë problemet e Amerikës sot në një shpresë për një të ardhme më të ndritshme dhe më paqësore. Zoti i bekoftë për këtë!” pat thënë ai. Festivali ishte jashtëzakonisht paqësor duke pasur parasysh numrin e njerëzve dhe kushtet e përfshira, megjithëse pati tre viktima të regjistruara dy mbidoza droge dhe një tjetër, e shkaktuar kur një traktor e shkeli një 17-vjeçare që flinte në një fushë aty pranë.

Kishte lindje që kishin ndodhur në Woodstock, një në një makinë, një tjetër në një spital pas një transporti ajror me helikopter. Kishte një sërë abortesh (burimet variojnë nga katër në tetë). Gjatë tre ditëve, pati 742 mbidoza të drogës. Ndërsa ata brenda ambienteve të festivalit po përjetonin një utopi muzikore, perspektiva e kombit për Woodstock-un në tërësi ishte jashtëzakonisht e ndarë. Ata në mbështetje të festivalit vunë në dukje sjelljen paqësore dhe ndihmuese të “hipive” që u kundërshtuan aq shumë nga mediat kryesore. Ata që ishin kundër festivalit, megjithatë, dënuan drogën, lakuriqësinë dhe trafikun kaotik që rezultoi nga ngjarja tre-ditore. 

Një nga rezultatet më të fuqishme të festivalit ishte vetëdijesimi se njerëzit kishin fuqinë për të ndryshuar rrjedhën e historisë. Woodstock u bë një platformë për lëvizjen e counterculture-s të viteve ’60, duke legjitimuar perspektivat e të rinjve për Luftën e Vietnamit, të drejtat civile dhe lirinë. Jo vetëm që festivali i rock and roll-it erdhi për të simbolizuar counterculture-n e viteve ’60, por ai gjithashtu u bë një pikë referimi historike me rezultate reale politike dhe sociale – një arritje që mund të ndodhte vetëm në Amerikë.

Abbie Hoffman, aktivist politik dhe social, i cili bashkëthemeloi Partinë Ndërkombëtare të Rinisë (“Yippies”) kujtoi ndikimin dhe guximin e brezit të saj gjatë kësaj kohe: “Ne i dhamë fund idesë se mund të dërgonit gjysmë milioni ushtarë në mbarë botën për të luftuar një luftë që njerëzit nuk e mbështesin,” tha Hoffman.  “Ne ishim të rinj, të drejtë ndaj vetvetes, të pamatur, hipokritë, trima, budallenj, kokëfortë dhe të trembur deri në vdekje. Dhe kishim të drejtë.” 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Woodstock ishte kulmi që i definoi të gjitha ndryshimet e viteve të ’60-ta si në Amerikë ashtu edhe në botë dhe i dha forcë dhe shtytje luftës për ndryshime që ndodhin deri sot, nga barazia gjinore, racore, etnike; vetëdijesoi rininë për fuqinë që mund ta kenë në momente të caktuara historike dhe çka e bënë akoma më të rëndësishëm e tërë ngjarja nuk ishte e planifikuar si e tillë, gjithçka që ndodhi, çdo mesazh, që u përçua ishte spontan dhe i sinqertë. 

Livadhi dhe zona përreth ku u mbajt festivali mbeten të ruajtura dhe janë të hapura për vizitorët si pjesë e Qendrës së Arteve Bethel Woods pasi u blenë në vitin 1996 nga pionieri i televizionit kabllor Alan Gerry për këtë qëllim. Qendra u hap më 1 korrik 2006, me një performancë nga Filarmonia e New Yorkut në një skenë pavijoni të sapondërtuar, e vendosur rreth 460 metra afër vendit të skenës së vitit 1969. Vendi i skenës origjinale është bosh, përveç një pllake përkujtimore e cila u vendos në vitin 1984. Aty u shpërnda hiri i Richie Havens në gusht 2013, performuesi i cili e pat hapur festivalin.

Në qershor 2008 Qendra Bethel Woods hapi një muze kushtuar përvojës dhe rëndësisë kulturore të festivalit të Woodstock. Në fund të vitit 2016, Zyra Shtetërore e Ruajtjes Historike të Nju Jorkut aplikoi në Shërbimin e Parkut Kombëtar për të pasur 240 hektarë duke përfshirë vendin e festivalit dhe zonat ngjitur të përdorura për kampe, të listuara në Regjistrin Kombëtar të Vendeve Historike./Katror.info

Përgatiti:

Mahir Elshani
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Kopertina që flet, arti, identiteti dhe historia pas albumeve
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Freddie Mercuri, ikona që lindi në Zanzibar dhe ndriçoi botën e muzikës
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Pesha historike e “We Didn’t Start the Fire” nga Billy Joel
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Si e shpëtoi kënga “Radio Evropa e Lirë’ grupin R.E.M. në fillimet e tij, dhe si R.E.M. po e shpëton REL 45 vite më vonë
TAGGED:counterculturefenomenkulturepeoplerevolucionrock'n'rolltopWoodstock

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Së shpejti, droni që do mund ta mbani në xhep
Artikulli i ardhshëm Investimet e diasporës gjallërojnë zonën e Gollakut

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Ermonela Jaho performon nesër në Prishtinë

30 Shikime
People

Osmani nderon artistin Musa Piperku në koncertin “Kanga jonë 2025”

20 Shikime
People

Pas kritikave të Musk, Trumpi prish miqësinë me të

22 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?