Granit Xhaka dhe Bayer Leverkusen janë kthyer në krye të tabelës së Bundesligës gjermane.
Në ndeshjen e fundit të xhiros së nëntë, që u zhvillua mbrëmjen e sotme kundër Freiburg, Leverkuseni fitoi me rezultat 2:1.
Në minutën e 36-të Florian Wirtz shënoi golin e parë, ndërsa pas një ore lojë, Noah Atubolu realizoi autogol. Manuel Gulde, shënoi pas 10 minutave, duke e kthyer rezultatin final, 2:1, përcjell albinfo.ch.
Tani Bayer Leverkusen ka 25 pikë në vendin e parë, dy më shumë se Bayern Munich teksa Freiburg mbetet me 13 pikë./Katror.info