Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka ka kërkuar hakmarrje ndaj Newcastel United për humbjen që ia kishte shkaktuar edicionin e kaluar.
Mesfushori shqiptar e ka pranuar se fitorja në këtë ndeshje nuk do të jetë e lehtë për faktin se Newcastle po kalon nëpër një formë të mirë.
“Nuk mund ta harrojmë ndeshjen e sezonit të kaluar në fushën e Newcastle. Më duhet të tregohem i sinqertë dhe ta pranoj se ata na shkatërruan, ishin shumë më të mirë se ne. Kishin më shumë dëshirë për të fituar. Por, këtë sezon ne duhet të tregojmë se jemi gati për t’i kthyer ‘borxhin’ dhe për të vërtetuar se e meritojmë vendin ku jemi. Do të jetë e vështirë sepse Newcastle po kalon një moment shumë të mirë. Por, duhet të luajmë me besim, të bëjmë lojën dhe me shpresën se do të kthehemi në Londër me tre pikët e plota”, ka thënë Xhaka./Katror.info