Në 2-3 muajt e fundit, ne kemi mësuar disa detaje rreth serisë së ardhshme Xiaomi 14, e cila, pa dyshim, do të arrijë në fund të këtij viti. Mësuam më shumë detaje rreth modelit Xiaomi 14 Pro dhe tani është zbuluar se si mund të duket pjesa e pasme e këtij telefoni.
Në fund të majit, u shfaq një render i telefonit Xiaomi 14 Pro. Më pas u zbulua pjesa e përparme e tij dhe tani është zbuluar pjesa e pasme e pajisjes, shkruan Katror.info.
Në foto, para së gjithash, vërejmë se telefoni do të mbajë të njëjtën vijë të dizajnit si paraardhësi i tij – Xiaomi 13 Pro.
Pra, telefoni ka një modul të rrumbullakosur të kamerës katrore në pjesën e pasme që përmban tre sensorë kamerash, duke përfshirë një lente telefoto të vendosur në fund. Ka të ngjarë të jetë një sensor telefoto 50 MP, i njëjti që gjendet në telefonin Xiaomi 13 Ultra. Ky sensor ofron aftësi mbresëlënëse, duke përfshirë një fushë shikimi 122 gradë. Në vetë modulin gjendet edhe mbishkrimi Leica, që do të thotë se edhe kamerat e këtij modeli do të optimizohen nga kompania e njohur. /Katror.info