Yll Limani është padyshim një ndër artistët më të dashur shqiptar. Krahas këngëve solo, numëron një sërë bashkëpunimesh që janë kthyer menjëherë në hite. Kënga më e fundit e tij mban titullin “Malet” por sa i përket dueteve, ai solli tre muaj më parë hitin “Tonat” me Ledri Vulën.
Së fundmi, është zbuluar se këngëtari po vjen me një tjetër duet. Këtë herë, ai ka bashkuar forcat me Kidën. Ka qenë kjo e fundit që e ka bërë me dije lajmin përmes disa postimeve në Instastory, ku duket me këngëtarin në studio. “Me Yllin 5 minuta shkon java,” shkruan Kida duke mos zbuluar detaje.