Këngëtari i njohur kosovar Ylli Limani ka publikuar të enjten një baladë dashurie. Për këngën “Ulu” artisti në bashkëpunim me Wonder ka krijuar një videoklip artistik në formë animacioni.
Vet këngëtari është kujdesur për muzikën e këtij projekti së bashku me Fatjon Miftari.
Ai po ashtu e ka shkruar edhe tekstin e këngës, derisa Miftari është producent.
Kjo këngë është në vazhdën e realizimeve muzikore të yllit, të cilat janë pëlqyer shumë nga fansat e tij./Katror.info