Footloose konsiderohet një klasik kulti i industrisë së filmit. Është një muzikal kërcimi në të cilin një djalë i qytetit zhvendoset në një vend më të vogël që ndalon muzikën rock dhe kërcimin. Shpirti i tij rebel më pas zgjohet dhe ai vendos t’i shkundë pak gjërat.
Herbert Ross ishte regjisor, ndërsa Dean Pitchford punoi për skenarin. Yjet kryesore të filmit ishin Kevin Bacon dhe Lori Singer, dhe bashkë me ta u shfaqën edhe John Lithgow, Dianne Wiest, Sarah Jessica Parker, John Laughlin, Chris Penn dhe Frances Lee McCain.
Edhe pse Bacon kishte disa projekte të suksesshme pas tij, Footloose mbetet filmi që e ngriti atë një nivel më të lartë botëror. Shumë do të donin të ishin në ato ujëra, por 65-vjeçari nuk është i të njëjtit mendim.
“Gjëja e fundit që doja të bëja ishte të bëhesha një yll i popit. Tashmë e kisha parasysh se dëshiroja të isha si Dustin Hoffman, ose Meryl, ose John Cazale ose De Niro. Doja të punoja me Scorsese. E dini çfarë? Unë isha shumë i magjepsur me idenë për të qenë një aktor serioz dhe më pas më dhanë një skenar që nuk kërkonte një aktor serioz. Dhe unë refuzova, u përpoqa të sabotoja atë pjesë timen dhe popullaritetin tim“, tha aktori.
Duke folur në podcastin Podcrusher, Kevin pranoi se nuk mendonte se Footloose ishte një film ku do t’i duhej të bënte kaq shumë lëvizje kërcimi.
“Kur isha në atë film kërcimi, nuk isha kërcimtar. Do të jem i sinqertë, nuk e kuptova fare se ishte një film kërcimi. Mendova se ishte një film normal ku thjesht ngrihesha në këmbë kur dikush përmend kërcimin. Ata po thoshin diçka për koreografinë, dhe unë thashë: “Nuk keni nevojë për një koreograf. Do të ngrihem dhe do të kërcej. Nuk është gjë e madhe. Vetëm luaj muzikën dhe unë do të kërcej”. Prandaj nuk stërvita në asnjë moment”, shtoi ai në fund./Katror.info