Për Dua Lipa-n e dimë që është duke bërë namin gjithandej me super hitet e saj muzikore.
Por përveç saj tanimë është duke shkëlqyer edhe motra e saj, Rina.
21-vjeçarja ka nisur një karrierë si modele dhe duket se do të ketë një të ardhme të ndritshme përpara. Në të kaluarën, atë e kemi njohur përmes postimeve të Dua-s në rrjetet sociale, por tashmë ajo po e ndërton vetë emrin e saj.
Rina Lipa është një kërcimtare, modele dhe yll i rrjeteve sociale. Ajo i bëri hapat e parë të modelingut në Javën e Modës në Milano në koleksionin ‘GCDS Spring/Summer 2023’.
- Advertisement -
Që atëherë, 21-vjeçarja ka vazhduar të ngrihet duke u shfaqur në fushatat e Miu Miu, si edhe në fushatat e tjera reklamuese. Motra e Dua-s tashmë ndiqet nga afro një milion fansa në Instagram.
Gjatë gjithë kohës është vlerësuar për aftësitë e saj në fusha të ndryshme. Rikujtojmë se ajo ka fituar gjithashtu edhe një rol në një film horror me regji të regjisorit italian, Gianluigi Carella.