katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    8 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    8 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    8 months ago
    Postimet e fundit
    Temperatura të larta sot në Kosovë
    15 hours ago
    Mot i nxehtë, temperatura deri në 34 gradë
    16 hours ago
    KFOR-i dhuron pajisje të ndryshme në disa komuna të vendit
    2 days ago
    Mandati i EULEX-it në Kosovë zgjatet deri në qershor 2027
    2 days ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Qershori nis me suksese: Arritje dhe ngjarje inspiruese në Kosovë – Edicioni #17
    15 hours ago
    Digjitalizimi – kapitull i ri për trashëgiminë arkeologjike nënujore
    16 hours ago
    Para koncertit, Jaho bën thirrje për ndërtimin e një shtëpie të Operës në Kosovë
    16 hours ago
    Osmani: Suksesi i ushtarakëve tanë në SHBA forcon rrugën drejt integrimit
    1 day ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë
    15 hours ago
    Ermonela Jaho performon nesër në Prishtinë
    1 day ago
    Osmani nderon artistin Musa Piperku në koncertin “Kanga jonë 2025”
    1 day ago
    Pas kritikave të Musk, Trumpi prish miqësinë me të
    1 day ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    CEO i “Anthropic” flet për vendet e punës që do të transformohen nga AI
    3 days ago
    Oclean X Ultra S: Furça e parë elektrike që flet me ju
    3 days ago
    Mediet britanike kritikojnë planet e AI për përmbajtje të mbrojtur
    3 days ago
    TikTok lançon platformën “TikTok për Artistët” për të mbështetur krijuesit muzikorë
    4 days ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    4 days ago
    Si të përgatisni në shtëpi lëngjet më të mira për pastrimin e trupit
    4 days ago
    Varësia ndaj sheqerit, çfarë është dhe si mund ta kontrolloni
    5 days ago
    Si të zgjidhni domatet më të mira dhe t’i ruani për më gjatë
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    8 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Mendoni se e njihni Korenë e Jugut?! Ja 3 gjëra që duhet të dini para se ta vizitoni këtë vend…
    4 days ago
    DailyMail: Ksamili si “Maldivet e Evropës”
    6 days ago
    “Lonely Planet”: Si të kaloni ditë të paharrueshme në Alpet Shqiptare
    6 days ago
    UNESCO rekomandon që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës, në shtator pritet miratimi
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: “You’ll Never Walk Alone” i Liverpool-it, himni i shpresës dhe fitores
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

“You’ll Never Walk Alone” i Liverpool-it, himni i shpresës dhe fitores

Last updated: 21/04/2024 10:28 AM
322 Shikime
Shpërndaje
Foto: VCG

Në aktin e dytë të muzikalit, të Richard Rodger dhe Oscar Hemmerstein, “Carousel” më 19 Prill 1945 Christine Johnson, këngëtare dhe aktore amerikane e operës “contralto”, në rolin e Nettie Fowler, këndon “You’ll Never Walk Alone” (Ti kurrë nuk do të ecësh vetëm) për të ngushëlluar dhe inkurajuar protoganisten tjetër Julie, kur burri i saj, Billy Bigelow, godet veten me thikë duke u përpjekur të ikë pasi tentoi një grabitje dhe vdes në krahët e saj.

Kënga përsëritet në skenën e fundit për të inkurajuar një klasë diplomimi, në të cilën Louise vajza e Billy dhe Julie është anëtare. Billy tani i padukshëm, të cilit i është dhënë mundësia të kthehet në Tokë për një ditë të vetme në mënyrë që të shpengojë veten, shikon ceremoninë dhe motivon në heshtje Louise dhe Julie që të bashkohen me këngën.

You’ll never walk alone

Muzikali deri më 1957, performohet rregullisht dhe i fiton të gjitha çmimet e mundshme muzikore, rikthimi i muzikalit ndodhë në vitet 1992 – 1994 , prapë me shumë çmime të fituara dhe vala e fundit e rikthimit fillon më 2018, prapë me sukses. Muzikali adoptohet edhe në film, ku kënga prezantohet nga Clarame Turner dhe Julie Jordan, e cila e përlotur nuk arrin të këndojë këngën deri në fund. Kënga është ripërsëritur e improvizuar nga Julie me të gjithë kastin si fundi i stories.

Mundesh me e lexu edhe…

Temperatura të larta sot në Kosovë

Pa dyshim, “Carousel” është njëri nga muzikalët më të suksesshëm, por njëra këngë nga ky  muzikal merr rrugën e vet dhe do të jetojë jetën e vet duke u bërë më e madhe se vetë muzikali, duke u bërë himn e miliona njerëzve në tërë botën falë klubit të futbollit Liverpool.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“You”ll Never Walk Alone” u bë një hit i menjëhershëm në atë kohë për shkak të lidhjes së saj emocionale me Luftën e Dytë Botërore dhe kjo çoi në rikrijimin e shumë versioneve të saj në zhanre të ndryshme muzikore.

Kompozimi nganjëherë trajtohet nga interpretuesit si një këngë e thellë shpirtërore, si për shembull me versionin e vitit 1967 nga Elvis Presley, i cili u shfaq në disa nga albumet e tij gospel. Kënga është kënduar po ashtu nga Frank Sinatra, Barbara Streisand, Nina Simone, tenori i famshëm Luciano Pavarotti.

Në Britaninë e Madhe versioni më i suksesshëe i këngës u publikua në vitin 1963 nga grupi Liverpulian Gerry and the Pacemakers, të cilët ishin pjesë e valës Britanike të nxitur nga Beatlmania, duke u ngjitur në vendin e parë në listat në Mbretërinë e Bashkuar për katër javë rresht. Versioni i grupit arriti gjithashtu në krye të listave në Australi, Irlandë dhe Zelandën e Re.

Por, kënga mori pavdekshmërinë e saj kur fitoi popullaritet në mesin e fansave të klubit futbollistik Liverpool. Kënga nga kjo kohë këndohej nga mbështetësit e saj para fillimit të çdo ndeshjeje në stadiumin Anfield me versionin Gerry and the Pacemakers “You”ll Never Walk Alone” dhe shpejt u miratua si moto zyrtare në stemën e klubit. Sipas ish-lojtarit Tommy Smith, pasi që trajneri Bill Shankley e kishte vërejtur se fansat këndojnë këngën para dhe në fund të ndeshjeve, vokalisti kryesor Gerry Marsden, i cili e këndoi këngën, i prezantoi trajnerit legjendar të Liverpoolit, një inçizim të këngës. Në “The Ed Sullivan Show” Marsden pat thënë, se Shankley pasi që i kishte dëgjuar fansat të këndojnë i kishte thënë, “Gerry biri im, unë të kam dhënë një ekip futbolli dhe ti na ke dhënë një këngë.”

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Kur tifozët e Liverpool-it kënduan “You’ll Never Walk Alone” në Wembley gjatë fitores së finales së Kupës FA të vitit 1965 ndaj Leeds, komentatori Kenneth Wolstenholme e quajti atë si “melodi e nënshkrimit të Liverpoolit”.

Ndjesia e futbollistëve që këndonin me mbështetësit e tyre në stadiumin Anfield frymëzoi grupin Pink Floyd që ta përfshinte këngën në një nga këngët e tyre. Ata incizuan një turmë fansash duke kënduar “You’ll Never Walk Alone” në këngën e tyre “Fearless” (I patrembur) në albumin e vitit 1971 “Meddle”.

Në vitin 2013, në 50 vjetorin e këngës që këndohej në Anfield, Simon Hart i “The Independent” shkroi: “Pesë dekada më vonë, rituali para ndeshjes, i ngritur me shalle, i kënduar me zë të lartë është po aq pjesë e pëlhurës së Liverpool-it sa bluzat e tyre të kuqe dhe fjalët e saj të shkruara me hekur të punuar në portat e stadiumit të tyre.”

Në dallim nga himnet tjera sportive ku zakonisht bëhet thirrje për mposhtjen e kundërshtarit ose glorifikimin e klubit, “You Never Walk Alone” ka mesazhin unifikues dhe paqësor, ajo inkurajon se nuk duhet të humbim besimin në vetveten, dhe se duhet besuar dhe mbështetur edhe në përkrahjen e të tjerëve, dhe sado që ndonjëherë është  vështirë të ecim vetë, duhet të ecim me shpresë në zemër, në këtë mënyrë nuk ecim kurrë të vetmuar.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Legjenda thotë se efekti motivues i fansave kur këndojnë “You’ll Never Walk Alone” u jep lojtarëve shpresë kur gjithçka duket e humbur.

Johan Cryff, legjenda e Ajaxit dhe Barcelonës, shpesh herë kundërshtar i rreptë në fushën e Liverpooli-t pat thënë: “Nuk ka asnjë klub në Evropë me një himn si ‘You’ll Never Walk Alone’. Nuk ka asnjë klub në botë kaq të bashkuar me tifozët. U ula në Anfield duke parë tifozët e Liverpool-it dhe ata më bënë të dridhem. Një masë prej 40,000 vetash u bë një forcë pas ekipit të tyre”.

Kënga ka arritur statusin mitik në njërën nga ndeshjet më sensacionale në historinë e futbollit kur Liverpool ishte duke humbur 3-0 në pjesën e parë kundër AC Milan në finalen e Ligës së Kampionëve të vitit 2005 në Stamboll. Gjatë  ndërprerjes për pjesën e dytë tifozët e Liverpoolit, mbi 40.000 sosh e bënë të jehojë Stadiumin Olimpik Atatürk të Stambollit për pjesën tjetër të ndeshjes, me një version rrëqethës gati trazues, që depërtonte thellë në kockat e kundërshtarit. Gjithë bota e di se çfarë ndodhi më pas, Liverpooli në mënyrë sensacionale në pjesën e dytë e deklasoi kundërshtarin që asokohe ishte klubi më i fortë në botë, dhe fitoi kupën e Kampionëve.

Por, ky nuk ishte rast i izoluar. Ky akt i vogël sfide përballë vështirësisë e galvanizoi skuadrën e Liverpool-it shumë herë në historinë e klubit.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Por, për klubin e edhe për qytetin e Liverpool -it kënga ka edhe një kuptim më të thellë shpirtëror, teksti dhe temat e këngës gjithashtu mbajtën një vend të shquar pas tragjedisë Hillsborough.

Në vitin 1989, një përplasje fatale ndodhi gjatë ndeshjes gjysmëfinale të Kupës FA midis Liverpool dhe Nottingham Forest në stadiumin Hillsborough në Sheffield. Qindra u lënduan dhe 96 fansa të Liverpoolit humbën jetën. Teksti i këngës ofroi ngushëllim, por edhe vendosmëri – “Walk through the wind, walk through the rain” (Ec përmes erës, ec përmes shiut), nxit ajo, “and you never walk alone”… (dhe kurrë nuk do të ecësh vetëm). Një ditë pas tragjedisë, një djalë kori këndoi “You’ll Never Walk Alone” në një shërbim përkujtimor me një pjesëmarrje prej 13,000 njerëzve – 5,000 në kishë dhe 8,000 në rrugët përreth. Performanca e jashtëzakonshme “i ofroi ngushëllim dhe shpresë qytetit të Liverpoolit i mbuluar në zi”.

Tragjedia u pasua nga një betejë ligjore 32-vjeçare. Më 12 shtator 2012, Paneli i Pavarur i Hillsborough arriti në përfundimin se asnjë tifoz i Liverpoolit nuk ishte përgjegjës në asnjë mënyrë për katastrofën, dhe se shkaku kryesor i saj ishte organizimi i dobët i stadiumit Hillsborough, mungesa e kontrollit policor dhe përpjekjet e paorganizuara të shpëtimit që kontribuuan në vdekjen e fansave.

Në vitin 2009, për të shënuar 20 vjet nga tragjedia, vetë Marsden vokalisti origjinal i grupit performoi një version emocional të këngës në Anfield gjatë koncertit përkujtimor.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në komentin e tij për shërbimin përkujtimor pas katastrofës Hillsborough në 1989, Peter Jones komentator i famshëm i sportit recitoi tekstet, të cilat më pas u kënduan nga një kor katedrale me incizimin e këngës nga Aretha Franklin.

Nga ana historike e klubit “You’ll Never Walk Alone” mund të konsiderohet si forcë që bën lidhjen nga Shankly, Paisly tek Dalglish, tek Benítez dhe Klopp, të gjithë menaxherë të famshëm në 60 vitet e fundit, dhe një lloj bote muzikore që përshkruan rrugën e Liverpoolit, që suksesi i një ekipi nuk është thjesht rezultat i nënshkrimit të talenteve të jashtëzakonshme, por përkundrazi nxitjes së një shpirti harmonik të bashkimit që përshkon klubin, nga lojtarët dhe menaxheri në dhomën e kompleteve, stafin e mensës, kujdestarët, pastruesit, tifozët dhe komunitetin e gjerë.

Në disa zona në Angli dhe disa vende të Evropës, “You’ll Never Walk Alone” u bë himni i mbështetjes për stafin mjekësor, reaguesit e parë dhe ata në karantinë gjatë pandemisë COVID-19. Në mars të vitit 2020, pak pasi pandemia e detyroi Mbretërinë e Bashkuar të mbyllej, Klopp foli për dëgjimin e punonjësve të ndihmës së parë në vijën e parë duke kënduar këngën ndërsa ishin në detyrë. “Më dërguan një video të njerëzve në spital jashtë zonës së kujdesit intensiv dhe kur ata filluan të këndonin ‘You’ll Never Walk Alone’ fillova të qaja”, tha ai.

Kënga me kohë u miratua nga shumë klube sportive anembanë botës për himn të tyre. Skuadra skoceze Celtic pas një gjysmëfinaleje të Kupës së Fituesve kundër Liverpool në Anfield, e miraton dhe tani këndohet nga tifozët e Celtic para çdo ndeshjeje evropiane në shtëpi.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në Gjermani Borussia Dortmund dhe Mainz e kanë marrë si himn të vetin, klubi holandez FC Twente e morri pasi iu dha zyrtarisht atyre nga folësi i stadiumit Anfield  të Liverpoolit, George Sephton, Feyenoord dhe SC Cambuur e kanë miratuar këngën gjithashtu. Kënga ka shkuar edhe jashtë kontinentit evropian klubi Japonez FC Tokyo e ka marrë si himn të vetin. Po ashtu, në Australi në vitin 2013, kur Liverpool luajti ndeshje miqësore para-sezonale, 95,000 tifozë u grumbulluan në Melbourne Cricket Ground dhe krijuan një kor të jashtëzakonshëm para ndeshjes duke kënduar “You’ll Never Walk Alone”.

Një regjistrim i veçantë i këngës u bë në solidaritet me Bradford City pas zjarrit në Valley Parade në 1985, kur 56 spektatorë vdiqën dhe shumë të tjerë u plagosën rëndë. Kënga u interpretua nga The Crowd, i cili ishte një supergrup me Gerry Marsden, Paul McCartney dhe të tjerë.

Në prill 2020, për të përkrahur kapitenin 99-vjeçar Tom Moore që përfundonte fazën e parë të ecjes së tij për mbledhjen e fondeve gjatë pandemisë COVID-19, aktori, këngëtari dhe transmetuesi anglez, Michael Ball këndoi “You’ll Never Walk Alone” për të drejtpërdrejt në “ BBC Morning Live”. Brenda 24 orëve, performanca u regjistrua dhe u shndërrua në një këngë digjitale me korin e “Voices of Care” dhe fjalët e folura të Moore. Ajo u publikua nga Decca Records më 17 Prill, dhe të gjitha fitimet u dhanë për organizatën humanitare “Charities Together” për viktimat e COVID 19.

Më 2007 pasi dëshmoi një interpretim të “You’ll Never Walk Alone” në stadiumin Anfield të Liverpoolit, Presidenti i Komitetit Olimpik Spanjoll, Alejandro Blanco, tha se ndihej i frymëzuar për të kërkuar tekstin e himnit kombëtar pa fjalë të vendit të tij, “Marcha Real”, para ofertës së Madridit për të pritur Lojërat Olimpike. Gjatë protestave të Hong Kongut 2014, ligjvënësi Tam Yiu Chung citoi këngën gjatë një takimi të Këshillit Legjislativ të Hong Kongut, për të përshëndetur Policinë e Hong Kongut, e cila kishte marrë kritika të gjera për përdorimin e forcës së tepruar kundër protestuesve pro-demokracisë. Më shumë se 5,000 tifozë të Klubit të Futbollit Liverpool në Hong Kong dhe shumë të tjerë anembanë botës dënuan përdorimin e tij të papërshtatshëm të këngës, duke e krahasuar mbështetjen e tij për aksionin e policisë me veprimet e policisë në fatkeqësinë e Hillsborough të vitit 1989, ku policia e South Yorkshire u zbulua se kishte shtrembëruar fakte në lidhje me tragjedinë ku gjetën vdekjen 97 mbështetës të Liverpool-it.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Më 13 mars 2016, pas fitores 2–0 të Borussia Dortmund kundër FSV Mainz 05 në Bundesligën Gjermane, mbështetësit e të dy skuadrave performuan këngën për të përkujtuar një tifoz të Dortmundit që vdiq nga një arrest kardiak në tribunë gjatë lojës.

Ndoshta kjo është magjia e këngës së duhur–që e kapërcen statusin e saj si himni më i famshëm i sportit në botë dhe ofron ngushëllim dhe solidaritet për këdo që përballet me vështirësi. Siç premton teksti: “Në fund të stuhisë / Ka një qiell të artë, / Një këngë e ëmbël e zogut të argjendtë larkë.”

Është një mesazh që të gjithë me siguri mund ta marrim dhe përçojmë duke dëgjuar këtë himn të pavdekshëm falë edhe klubit edhe fansave të Liverpool-it./Katror.info

Përgatiti:

Mahir Elshani
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Kopertina që flet, arti, identiteti dhe historia pas albumeve
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Freddie Mercuri, ikona që lindi në Zanzibar dhe ndriçoi botën e muzikës
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Pesha historike e “We Didn’t Start the Fire” nga Billy Joel
TAGGED:CarouselFansatHimnkengeLiverpoolpeopleTophomeYou'll Never Walk Alone

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Një nga modelet e ardhshme të iPhone 17 do të pësojë një ndryshim të madh
Artikulli i ardhshëm Premtohen 200 milionë euro investim për transformim të infrastrukturës së futbollit!

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë

73 Shikime
People

Ermonela Jaho performon nesër në Prishtinë

32 Shikime
People

Osmani nderon artistin Musa Piperku në koncertin “Kanga jonë 2025”

20 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?