YouTube i është bashkuar kompanive tjera teknologjine në transmetimin e teksteve në kohë reale.
Deri më tani, tekstet kanë qenë të disponueshme në platformën e transmetimit të Google, por vetëm në mënyrë manuale.
Ajo që sjell përditësimi i ri është gjurmimi automatik në kohë reale për tekstet, ndërsa këngët janë duke u luajtur.
Gjurmimi i teksteve në kohë reale do të funksionojë në çdo këngë që tashmë ka tekste të ngarkuara në YouTube Music.
Tekstet aktuale do të theksohen dhe madhësia e tyre do të rritet brenda skedës Lyrics./Katror.info