YouTube po teston një veçori të re që mund të jetë një nga ndryshimet më të mëdha në historinë e platformës.
Platforma po sjell “Super Resolution”, një mjet bazuar në inteligjencën artificiale që do të përmirësojë cilësinë e çdo videoje në faqe, duke përfshirë edhe videot më të vjetra të ngarkuara me rezolucion të ulët.
Funksioni përdor modele të avancuara të Al-së për të rritur detajet në imazhe dhe video, duke analizuar dhe përpunuar informacionin vizual në mënyrë që videot të duken më të qarta dhe më të detajuara.
Ky përmirësim do të jetë i dukshëm në të gjitha videot e platformës, pavarësisht nga koha e ngarkimit ose cilësia fillestare.
Sipas YouTube, “Super Resolution” përdor algoritme të njohjes së modeleve të trajnuara në sasi të mëdha të dhënash për të sjellë një eksperiencë më të pasur vizuale për përdoruesit.
Ky funksion synon të bëjë që videot e vjetra të duken pothuajse sikur të ishin xhiruar me pajisje moderne./AP/Katror.info










