Gjatë eventit Made on YouTube 2025, YouTube zbuloi një numër mjetesh dhe veçorish të reja të Al që synojnë të ndihmojnë krijuesit e përmbajtjeve.
Gjithashtu shtoi disa opsione të reja monetizimi për të ndihmuar krijuesit dhe bizneset të bashkëpunojnë në mënyrë më efikase.
Duke filluar me YouTube Shorts, Google po zbaton mjetin e saj gjenerues DeepMind Veo 3 Fast, i cili mund të krijojë sfonde në klipe të shkurtra me zë, shkruan telegrafi.
YouTube gjithashtu prezanton një mjet bisede të quajtur Ask Studio. Është projektuar për të ndihmuar krijuesit të optimizojnë rrjedhën e tyre të punës dhe të japin sugjerime.
Aplikacioni sjell gjithashtu disa përditësime të reja për transmetimet e drejtpërdrejta dhe podkastet.
Krijuesit e podkasteve do të marrin ndihmë nga Al për të prerë video dhe klipe të shkurtra nga episodet e plota.
YouTube gjithashtu shton opsione të reja fitimi parash, duke i afruar krijuesit dhe kompanitë.
Krijuesit do të jenë në gjendje të shtojnë lidhje direkte në faqet e internetit të markave në video të shkurtra, ndërsa YouTube Shopping së shpejti do të arrijë më shumë tregje dhe shitës me pakicë.
Mjetet dhe veçoritë e reja do të prezantohen gradualisht deri në fund të vitit 2025 dhe në fillim të vitit 2026. /Katror.info