Kompania amerikane Frontier ka investuar gati 60 milionë dollarë në teknologji që e kthen pluhurin e bazaltit në një armë kundër ngrohjes globale.
Guri vullkanik i bazaltit përmban substanca që mund ta bëjnë tokën bujqësore më pjellore dhe më pak acide, por ekspertët e Frontier theksojnë se bazalti po bëhet gjithnjë e më interesant për shkak të vetive të tij të pazakontë të thithjes së dioksidit të karbonit nga atmosfera dhe kombinimit me të.
Siç u tha, kompania planifikon të përhapë pluhur bazalt në një sipërfaqe prej disa mijëra hektarësh tokë bujqësore, duke theksuar se deri në vitin 2028, vetëm ky projekt do të largonte rreth 154,000 ton dioksid karboni nga atmosfera, që është afër ndotjes që bëjnë pothuajse 40,000 makina në SHBA në vit.
Grimcat e vogla të këtij lloji guri duhet të shpërndahen mbi tokë përpara se të mbillen të korrat. Grimcat treten nën ndikimin e reshjeve atmosferike dhe reagojnë, pra kombinohen me dioksidin e karbonit, që është një mënyrë shumë më efikase dhe më e lirë sesa ndërtimi i impianteve të shtrenjta të specializuara që filtrojnë ajrin dhe largojnë dioksidin e karbonit nga atmosfera.
Kështu, grimcat e tretura me dioksid karboni të bllokuar, theksohet se shkojnë në pellgjet e lumenjve dhe së fundi në oqean ku karboni do të mbetet i bllokuar dhe në gjendje të pandryshuar pa ndikim negativ në mjedis. /Katror.info