Një studim i ri tregon se një substancë e gjetur në shegë forcon dukshëm sistemin imunitar për të luftuar kancerin, duke mundësuar një furnizim të vazhdueshëm të sistemit me qeliza T.
Shkencëtarët gjermanë që studiojnë terapitë për kancerin kolorektal zbuluan se një metabolit në frutin e kuq, i njohur si urolithin-A, rinovon qelizat T, duke i bërë ato më të afta gjatë procesit të luftimit të tumoreve.
Diagnoza dhe trajtimi i hershëm për kancerin e zorrës së trashë është përmirësuar vitet e fundit, por jo të gjithë pacientët reagojnë mirë ndaj trajtimeve të reja – kështu që kjo mbetet edhe më tutje një sëmundje me shkallë të lartë vdekshmërie në fazat epërparuara.
Hulumtimet aktuale sugjerojnë se qelizat imune që supozohet të luftojnë tumorin janë të shtypura nga indi rrethues i tumorit. Si rezultat, qelizat T, të cilat janë përgjigja natyrore imune e trupit kundër kancerit, kufizohen dhe tumori lejohet të rritet dhe të përhapet në mënyrë të pakontrolluar.
Një ekip i shkenctarëve në në Frankfurt, i udhëhequr nga profesor Florian Greten është tani më afër zgjidhjes së problemit. Zbulimi i tyre tregon se urolithi A riciklon dhe rinovon mitokondritë – të ashtuquajturat termocentrale brenda qelizave T – përmes një procesi të njohur si mitofagji.
Kur futet agjenti i shegës, mitokondritë e vjetra dhe të dëmtuara në qelizat T hiqen dhe zëvendësohen me të reja që janë funksionale. Kjo ndryshon përbërjen gjenetike të qelizave T, të cilat më pas janë më të afta për të luftuar tumorin.
“Gjetjet tona janë veçanërisht emocionuese sepse fokusi nuk është përqendruar te qeliza tumorale, por te sistemi imunitar – mbrojtja natyrale kundër kancerit”, tha Dr. Dominic Denk nga Spitali Universitar i Frankfurtit dhe autori i parë i studimit.
“Kjo është ajo ku qasjet terapeutike të besueshme mungojnë ende në realitetin e pacientëve me kancer kolorektal. Duke përmirësuar terapinë e kombinuar me imunoterapitë ekzistuese, studimi hap mundësi domethënëse.”
“Shpresojmë ta përdorim këtë për të përmirësuar në mënyrë të qëndrueshme terapinë kundër kancerit kolorektal, por edhe kundër kancereve të tjera.”
Studiuesit demonstruan potencialin terapeutik të urolithin A në dy mënyra: Nga njëra anë, urolithin A mund të konsumohet duke përdorur shegët drejtpërdrejt si ushqim në modelin paraklinik, i cili kufizon rritjen e tumorit dhe madje vepron në mënyrë sinergjike me imunoterapinë ekzistuese.
Nga ana tjetër, përfitimet e urolithin A u vunë re edhe në qelizat T të njeriut në laborator. Trajtimi in vitro me urolithin A “rinovon” qelizat T, duke prodhuar qeliza burimore të memories T – qeliza burimore imune të fuqishme që, për shkak të aftësisë së tyre për t’u ndarë, vazhdimisht furnizojnë sistemin imunitar me qeliza T të rinovuara dhe të pashterura./Katror.info