Në fshatin Strikçan të Bulqizës është zbuluar një gërmim arkeologjik i rrallë, i cilësuar nga specialistët si varri i parë monumental i periudhës romake në Shqipëri, në formën e një mauzoleumi me elementë të veçantë arkitektonikë dhe epigrafikë, shkruan Katror.info.
Lajmin e bëri të ditur në rrjetet sociale kryeministri Edi Rama, i cili e cilësoi zbulimin si një pasuri të çmuar për trashëgiminë kulturore të vendit.
Monumenti, me përmasa rreth 9 metra me 6 metra dhe një dhomë funerare 2.40 metra të lartë, ka dalë në dritë me një mbishkrim bilingual romak, kushtuar individit të varrosur, Gelliano-s, dhe perëndisë Jupiter.
Ky është mbishkrimi i parë i këtij lloji i zbuluar ndonjëherë në zonën e Dibrës, duke e kthyer gjetjen në një moment historik për arkeologjinë shqiptare./Katror.info