Festivali i muzikës “Eurovision”, ka zbuluar emrat e prezantuesve të këtij edicioni.
Këtë vit do të jetë një kombinim në mes të prezantuesve britanikë dhe atyre ukrainas.
Kjo për shkak se Mbretëria e Bashkuar po e organizon këtë edicion në emër të Ukrainës.
Graham Norton, Julia Sanina, Hannah Waddngham dhe Alesha Dixon do t’jenë emrat e prezentuesve që do ta udhëheqin Eurovizion Song Contest 2023.

Eurovision Song Contest 2023 është edicioni i ardhshëm i 67-të i Eurovision Song Contest.
Ky edicion do të zhvillohet në Liverpool, Mbretëri e Bashkuar, pasi Ukraina, fituesja e konkursit 2022 me këngën “Stefania” nga Kalush Orchestra, nuk mundi të përmbushte kërkesat e organizimit të ngjarjes për shkak të shqetësimeve të sigurisë./Katror.info