Arkeologët janë kthyer sërish në themelet e shkollës “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Durrës, ku kanë zbuluar disa objekte të tjera gati dy mijëvjeçare.
Arkeologu, Luan Përzhita thotë se në tre ditë punë kanë zbuluar murrin rrethues të një vile si dhe një shtëpi që mendohet se është shembur nga tërmeti, raporton abcnews.al, transmeton Klankosova.tv.
Zbulimet i përkasin dy periudhave shekullit të I-rë, para erës sonë por edhe shekullit të I-rë pas erës sonë.
Po në themelet e shkollës “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, vitin e shkuar u zbulua një mozaik i rrallë që mendohet se i përket fundit të shekullit të I-rë dhe fillimit të shekullit të II–të e.s dhe është bashkëkohës me ndërtimin e Amfiteatrit të Durrësit. /Katror.info
Përgatiti:
