Një specie e re deti është zbuluar në ujërat e Mbretërisë së Bashkuar.
Krijesa e quajtur Pleurobranchaea britannica i përket një grupi të ujërave të ngrohta, të cilët mund të migrojnë në veri shkaku i ndryshimeve klimatike.
Zbulimi u bë në jug-perëndim të Anglisë nga Ross Bullimore i Qendrës për Shkencën e Mjedisit, Ushqimit, dhe Akuakulturës (CEFAS).
Rreth 100 specie të ndryshme deti janë gjetur në ujërat përreth Britanisë dhe Irlandës, por kjo ishte diçka e veçantë, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.
Sipas shkencëtarëve, ky zbulim tregon se ne ende kemi shumë për të mësuar rreth jetës në ujëra detare.
“Të gjesh një specie të re që nuk është mikroskopike është mjaft emocionuese. Kjo tregon se ka ende punë për të bërë”, tha Peter Barry nga CEFAS. /Katror.info