Barbie është filmi hit i këtij viti në kinema. Deri më tani ka fituar rreth 1.43 miliardë dollarë dhe është bërë filmi më i suksesshëm i këtij viti, por edhe projekti më i suksesshëm filmik i Warner Bros.
Rolet kryesore iu caktuan Margot Robbie (Barbie) dhe Ryan Gosling (Ken). Robbie luan një kukull stereotipike, ndërsa Gosling luan të dashurin e saj simpatik dhe budalla. Kritikët jo vetëm që vlerësuan filmin, por veçuan aktorin 42-vjeçar si pjesën më të mirë të tij, shkruan Katror.info.
Roli i Gosling si Ken është pritur aq mirë dhe është vlerësuar sa shumë po parashikojnë se ai do të nominohet për aktorin më të mirë dytësor në Oscars të vitit të ardhshëm. Pretendentët më të mëdhenj për statujën e artë besohet të jenë ai dhe Robert Downey Jr., i cili luajti Lewis Strauss në Oppenheimer.
Sipas Variety, Ryan mori 12.5 milionë dollarë për rolin e tij si Ken në filmin Barbie. Por këto nuk janë fitimet përfundimtare sepse nuk ka të dhëna nëse kanadezi kontraktoi bonuse shtesë nga shitja e biletave.
Për krahasim, Margot kishte gjithashtu një pagë prej 12.5 milionë dollarë për rolin e Barbie. Megjithatë, ajo arriti të fitonte rreth 50 milionë dollarë përmes bonuseve të dakorduara. Barbie, së bashku me Oppenheimer të Christopher Nolan, arritën t’i kthenin njerëzit në kinema, siç ishte trendi përpara pandemisë.
Se këta dy filma janë filma me suksesin më të madh gjatë verës, tregon edhe fakti se ata ia dolën të fundosnin në arkë pjesën e shtatë të Mission Impossible. Ky film fitoi “vetëm” 566 milionë dollarë dhe konsiderohet i dështuar sepse kushtoi 300 milionë dollarë./Katror.info