Ikona e futbollit francez do të ulet në stolin e kombëtares ‘Blu’ më 1 janar 2023, raportojnë nga Spanja.
Lajmi është raportuar nga Mundo Deportivo dhe Telemadrid, sipas të cilit Zizou tashmë ka arritur një marrëveshje me Federatën Franceze të Futbollit për të zënë vendin e Didier Deschamps pas Botërorit 2022 në Katar, shkruan Dosja.
Ndaj për Didier Deshamps, “Katar 2022” do të jetë një botëror i veçantë, pasi ka misionin të mbrojnë titullin kampion. Ai e ka marrë drejtimin e Francës në vitin 2012, ndërsa e udhëhoqi drejt fitimit të Kupës së Botës në Rusi. Vendin e 54-vjeçarit, përflitet se do ta zërë një nga ikonat e futbollit francez dhe atij botëror, Zinedin Zidan.
Zidane, i cili nuk ka trajnuar që nga maji i vitit 2021, kur përfundoi aventura e tij e dytë në krye të Real Madridit, do të përmbushë kështu ëndrrën e tij, asnjëherë të fshehur, për të udhëhequr ‘Blutë’, ndërsa Deschamps do të largohet në fund të Botërorit “Katar 2022”.
Një aventurë që Zidane nuk do ta ndërmarrë i vetëm, por do të shoqërohet nga disa ndihmës të tij në kohën e Real Madridit. Duke filluar nga zëvendësi i tij dhe krahu i djathtë, David Bettoni, i cili e zëvendësoi atë në pankinë kur Zizou u prek nga Covid-19.
“Shpresoj një ditë të bëhem trajner i Francës. Nuk më takon mua, por dua të mbyll rrethin me kombëtaren, – ka thënë ai. – Sot ka një ekip, me një trajner dhe objektivat e tij. Por nëse paraqitet mundësia, atëherë do të jem atje, ”- është shprehur Zidan, në qershor me rastin e ditëlindjes së tij të 50-të për ‘L’Equipe’./Katror.info