Zëvendësshefja e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Cornelia Taylor, është vlerësuar si njëra nga Paqeruajtëset Gjermane të Vitit.
Ky çmim iu nda asaj me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Paqeruajtësve, e cila u shënua pak ditë më parë.
Me këtë rast, ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, së bashku me stafin e Ambasadës Gjermane, e kanë uruar Taylor për këtë vlerësim të lartë.
“Krenar që e shoh Cornelian të nderohet si një nga Paqeruajtësit tanë të Vitit”, ka thënë ambasadori Rohde./RTKlive/Katror.info