Sigal Prishtina dhe Trepça do të ballafaqohen sot në kuadër të playoff-it të gjysmëfinaleve në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll.
Duelin e parë e fituan mitrovicasit 87:81 dhe synojnë fitoren e dytë radhazi në gjysmëfinale, kurse prishtinasit synojnë të barazojnë serinë në 1:1.
Skuadrat që shënojnë tri fitore do të kualifikohen në finale, derisa për tu shpallur kampionë nevojiten po ashtu tri fitore.
- Gjysmëfinalet 2
- E enjte
- 19:00 Sigal Prishtina – Trepça