Një veteran 100-vjeçar i Luftës së Dytë Botërore ka ecur qindra milje rreth kopshtit të tij për të mbledhur para për bamirësi.
Harold Jones bën xhiro në kopshtin e tij 30 herë çdo ditë, pavarësisht motit, dhe e ka bërë këtë që nga viti 2020, pasi ai u frymëzua nga sensacioni mediatik mbarëbotëror i ndjeri Kapiten Tom, i cili njoftoi në mediat sociale se po bënte të njëjtën gjë në ditët e para të pandemisë në 2020, përcjell Good News Network.
Jones është stërgjysh i gjashtë fëmijëve dhe ai filloi të bëjë xhiro rreth kopshtit të tij gjatë mbylljes në pandemi si kapiteni Tom, dhe deri më tani e ka bërë ecën e tij gjithsej 661 milje, që barazohet me 41,550 xhiro rreth kopshtit të tij, ose rreth të njëjtën distancë me shtëpinë e tij në Birmingham deri në kufirin e Gjermanisë./Katror.info