Dymbëdhjetë (12) biznese të mesme dhe startup, janë shpallur fituese të edicionit 2023 të programit “Boost Kosovo”, nga UNDP Kosovo, Innovation Centre Kosovo dhe Raiffeisen Bank. Bizneset do të përfitojnë përkrahje teknike dhe financiare me vlerë deri në 100.000€ me qëllim të digjitalizimit, rritjes së qendrueshmërisë dhe krijimit të vendeve të reja të punës, tha ICK në një njoftim në Facebook.
Ata publikuan çaste nga nënshkrimi i kontratave me përfituesit Balkan Natural Adventure, BioTech Agriculture, Bio365Kosova, Electric Mobility LLC, House of Motif, Hoyo Tech Shpk, ITEG, Lazdrohu Shpk, MTC Corporation LLC, PNC LLC, Punë N’Dorë, dhe Simply Green.
ICK shkruan se 2024 do të jetë vit i zhvillimit të hovshëm në ndërmarrësi, dhe ICK së bashku me partnerët jemi të përkushtuar të shtyjmë përpara Sektorin e TIK, bizneset startup dhe idetë inovative me fokus në tech & qëndrueshmëri./Katror.info