Sistemi operativ i Apple iOS 18 është i disponueshëm për përdoruesit e iPhone në mbarë botën dhe tashmë dihet lista e modeleve që mund ta shkarkojnë këtë përmirësim të softuerit.
Modelet më të vjetra të iPhone që mund ta shkarkojnë këtë përditësim softueri janë iPhone XR, XS dhe XS Max, të cilat arritën në treg gjashtë vjet më parë, pra në shtator të vitit 2018. Si zakonisht, do të duhet pak kohë që përditësimi të shfaqet për shkak të miliona pajisjeve në mbarë botën që janë në radhë për ta shkarkuar.
Për të kontrolluar disponueshmërinë e iOS 18, është e nevojshme të ndiqni hapat Settings – General – Software Update.

Ata që kujdesen vetëm për përditësimet e sigurisë nuk kanë nevojë të shkarkojnë iOS 18, pasi Apple do të vazhdojë mbështetjen për iOS 17.7, i cili është ende i disponueshëm.
Duhet theksuar se “Apple Intelligence” nuk është pjesë e iOS 18, por pritet në tetor me ardhjen e iOS 18.1./Katror.info