Nëse nuk ke ndi ma herët, qe ku jemi na me t’njoftu me nji lajm interesant. Sot n’SHBA shënohet dita e ushqimeve “Fast Food”, apo ndryshe edhe t’njohuna edhe si ushqimet e shpepjta (lexo: t’shijshme po jo t’shnetshme). Edhepse shumica e dijmë që konsumimi i tepërt i ushqimeve t’gatshme t’shpejta nuk asht i preferueshëm dhe duhet t’jemi t’kujdesshëm n’këtë aspekt – krejt kemi qejf nganjiherë me hangër diçka prej menysë t’shpejtë. Dikush ma shumë e dikush ma pak, por rrallë ka njeri n’ditë t’sotit që i shmanget tanësisht “Fast Foode-eve”.
Për amerikanët asht tipike që me e pasë pjesë ma t’zakontë t’dietës (nëse mundemi me e qujtë dietë) ushqimin e shpejtë. Andaj edhe ka nji ditë n’t’cilën festohet me “Fast Food”, për “Fast Food”, e kjo asht data e 16 nentorit. Mirëpo, si festohet kjo ditë, kuptoje ma poshtë.
Shumica e amerikanëve merakli t’Fast Food e festojnë 16 nëntorin duke shku n’restoranet e shpejta dhe duke porositë ushqimin e tyre t’preferum, duke marrë ushqim n’drive throughs, apo edhe duke u ndalë rrugëve nëpër tezga t’ndryshme t’qytetit, anë e mbanë Amerikës.
Ushqimet ma t’shpesha për konsum patjetër që janë Hamburgerët e ndryshëm, Hot Dog-ët, Picat, Pomfritat, Krahët e fërguar t’pulës, e ushqime t’ngjashme t’shoqnume me pije t’gazume si Coca Cola apo Pepsi, apo edhe DrPepper. Madje shumë prej tyre shoqnohen edhe me nga nji Milkshake me dredhëz, çokollatë dhe akullore, ndonji Muffin apo Donut për fund.
E ne krejt çka mundemi me thanë asht: çka asht nji herë, nuk asht përherë.
Mirë asht me ja ba qejfin vehtës ndonjiherë e mos me numru kaloritë, por me u kënaqë me ushqim (qoftë edhe t’shpejtë), por asht mirë mos me e ba shprehi me i konsumu ato shpesh. Nji jetë me balanc dhe kujdes kish me qenë idealja t’cilën ish dashtë secili prej nesh me e synu, por për sot, edhe ne si amerikanët me shumë gjasë kem me shku me Fast Food-et tona: Doner, Samun, Hamburger e Qebapa – sepse, këto janë çka neve na shijojnë po aq sa amerikanëve Hamburgerët e Picat.
E meqë jemi tek ushqimi dhe informacionet interesante, mëso se cilat janë 6 fakte t’pazakonta për ushqimin. E nëse je merakli/ke i/e pijes dhe alkoolit, mundesh me elxu edhe rreth 7 fakteve interesante për birrën, 5 fakteve për vodkën ose me mësu ma shumë se cilat janë 5 faktet ma interesante për verërat. /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria