Këngëtarja pop e top-listave, Rita Ora, ka trumbetuar lajmin për rikthimin e saj me publikimin e kangës së saj të re “You Only Love Me”.
Rita Ora e publikoi kangën “You Only Love Me” më 27 janar 2023.
Kompania me të cilën bashkëpunoi kësaj here Rita Ora është Untold Studios.
- “You Only Love Me” single kryesore nga albumi i tretë i ardhshëm në studio i Orës.
- Kanga u shkrua nga Rita Ora së bashku me Corey Sanders, Elle Campbell, Jon Maguire, Lewis Thompson, Phoebe Jasper dhe Rory Adams, dhe prodhuar nga Thompson dhe Oak Felder.
- Lidhur me kuptimin e saj, Ora shtjelloi, “Me [kangën] dhe albumin tim të ardhshëm, doja të kapja dobësinë që kam përjetuar teksa hapesha ndaj dashurisë dhe hyja në një fazë të re të jetës.”
- Muzikalisht, “You Only Love Me” është një kangë club, dance e electro-pop.
Rita e performoi “You Only Love Me” për herë të parë në sezonin e nëntë të talk show-t amerikan “The Tonight Show me protagonist Jimmy Fallon” më 1 shkurt 2023.
Kanga deri tani ka grumbulluar 2,138,589 shikime në Youtube.
Një pjesë e tekstit thotë:
“S’mund ta besoj që m’sheh mua ashtu siç të shoh unë ty
Sepse askush nuk më ka dasht’ ndonjëherë ashtu si ti
Kam qenë në situatë të rëndë një mijë herë, por ti i përmirësove gjërat’
Dhe edhe në ditët e mia më të errëta, ma tregon dritën”.
Dëgjim t’kandshëm 🙂 /Katror.info